Evis Kushi betohet para Presidentit Meta si ministre e Arsimit

58

Evis Kushi është betuar ditën e sotme në Presidencë para kreut të shtetit Ilir Meta si ministre e re e Arsimit Sportit dhe Rinisë.

Në ceremoninë e betimit, siç njofton Presidenca ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia e betimit të anëtares më të re të kabinetit qeveritar, Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, zonjës Evis Kushi, ku ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, z.Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, ministrja Kushi u betua me dorën mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave.”

Kreu i Shtetit i dorëzoi dekretin e emërimit Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë duke i uruar suksese në detyrën e re dhe të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sakaq, në seancë e sotme Kuvendi miratoi kandidaturën e Evis Kushit si ministres e re e Arsimit. Ministrja e re e Arsimit ka marrë 104 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim.

Kushi do të zëvendësoje në detyrën e ministres së Arsimit, Besa Shahinin. Ndërkohë që Shahini është shkarkuar me 106 vota pro, 3 kundër dhe dy vota abstenim.