VKM për shkarkimin nga Bordi i BSH/ Prof. Dr. Arben Malaj: Sfidat me qeverinë, të paaftët dhe shpifësit i kam fituar moralisht dhe ligjërisht

606
Sigal

Kryeministri propozon shkarkimin e Prof. Dr. Arben Malajt nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në kulmin e emergjencës për tërmetet

 

Teksa gjithë vendi është përfshirë në një emergjencë kombëtare për të përballuar dëmet e tërmetit, në Fletoren Zyrtare sapo është publikuar Vendimi për pezullimin nga detyra të një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, konkretisht profesor Arben Malaj. Propozimi ka ardhur nga kryeministri i vendit. Në vendimin, që mban datën 3 dhjetor, thuhet: “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 47, të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë. Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e Prof. Dr. Arben Malaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”. I kontaktuar Prof. Dr. Malaj me ironi falënderoi kryeministrin që me gjithë pasojat e tërmeteve gjeti kohë dhe u mor me tërmetin moral. Prof. Dr. Arben Malaj shtoi, se pret reflektimin e Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që mandatin e ka marrë nga Kuvendi dhe vetëm Kuvendi ka të drejtë që ta shkarkojë atë. Sipas procedurave të parashikuara me ligj brenda 30 ditëve kërkesa për shkarkim do të duhet të shqyrtohet nga komisionet përkatëse. Profesor Arben Malaj, ish-ministër i financave, është një nga ekonomistët dhe ekspertët më të mirë në vend dhe që ka qenë gjithnjë një zë kritik në fushën e politikave ekonomike të ndërmarra vitet e fundit. Malaj ka paralajmëruar vazhdimisht për kontratat koncesionare, rreziqet e përkeqësimit të ekonomisë dhe rritjes së varfërisë, në vitet e ardhshme. Ai kërkoi së fundmi dhe një reagim të përgjegjshëm ndaj tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Më herët gjatë verës 28 deputetë të PS-së, kërkuan ta shkarkonin si anëtar bordi për shkelje të etikës. “Kolegët në PS e dinë shumë mirë që midis lirisë dhe karrigeve, kam zgjedhur dhe do të zgjedh lirinë, sepse pa të nuk i shërbej dot vendit tim”, do të reagonte Malaj në atë kohë. “Vendit tim i kam shërbyer në çdo kohë, me integritet të lartë, profesionalizëm të thellë dhe dashuri të madhe”, tha Prof. Dr. Arben Malaj, president i Institutit për Politika Publike dhe Mirëqeverisje.

 

Reagon Prof. Dr. Arben Malaj: Sfidat me të paaftët i kam fituar përherë

Qeveria e Edi Rama ka vendosur të pezullojë Arben Malajn si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës. Vendimi i qeverisë është bërë publik në Fletoren Zyrtare. Pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i Prof. Dr. Arben Malaj. ‘Sfidat më të paaftët dhe shpifësit i kam fituar përherë moralisht dhe ligjërisht’, – shkruan Prof. Dr. Arben Malaj, i cili ishte emëruar anëtar i Këshillit Mbikëqyrës te BSH-së në korrik të vitit 2016.

Reagimi i Prof. Dr. Arben Malaj: “Të dashur miq, sapo më njoftuan se qeveria ka vendosur pezullimin tim si anëtarë i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Tani do ta kem më të lehtë të përballem publikisht dhe ligjërisht me shpifësit dhe abuzuesit me pushtetin. Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe inspiruar që vendit tim ta shërbej me dashuri, profesionalizëm dhe integritet. Sfidat më të paaftët dhe shpifësit i kam fituar përherë moralisht dhe ligjërisht. Asnjë karrige ministrore apo partiake nuk më ka penguar në angazhimet e mia profesionale, shkencore dhe politike. Ju falënderoj!”

 

 

 

Prof. Dr. Arben Malaj: Ky është rasti i dytë pas Erdoganit, që qeveria shkarkon një anëtar bordi të Bankës Qendrore

Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, z. Arben Malaj ka reaguar pasi u bë publike një kërkesë e 28 deputetëve të PS-së, për ta shkarkuar si anëtar bordi për shkelje të etikës. Prof. Dr. Arben Malaj thekson se “Fakti që pas shkarkimit nga Erdogan të Guvernatorit të Bankës së Turqisë, ky mund të jetë rasti i dytë që ‘maxhorancat e gjithëpushtetshme’ shkarkojnë një anëtar Bordi të Bankës Qendrore. Vetëm se profesionalisht më trishton.