Çfarë po ndodh me qeverinë? Rama mbledh me urgjencë në zyrë ministrat e PS

444
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim urgjent me ministrat e Partisë Socialiste. Menjëherë pas mbylljes së aktivitetit në një shkollë të kryeqytetit, Rama ka shkuar në zyrën e tij ku ka thirrur vetëm ministrat socialistë.

Sipas burimeve takimi ka në fokus situatën politike dhe seancën e sotme parlamentare. Detaje nga takimi pritet të zbulohen në orët në vijim.
Prej ditësh kryeministri ka zhvilluar një sërë takimesh edhe me aleatët e tij Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike. Rama ka ftuar edhe kreun e PD-së Lulzim Basha për të dialoguar për çfarëdo lloj kërkese të opozitës, madje duke i lejuar të vendosë edhe për vendin dhe orën e takimit.
Sigal