Zbulohen shkaqet e zjarrit në ashensor tek Fresku dhe pse vdiq Drilona

497
Ekspertiza mjekoligjore ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me Drilona Duriçin, 34-vjeçaren që humbi jetën në ashensor në janar të këtij viti në zonën e Freskut.
Sipas Prokurorisë së Tiranës shkaku i vdekjes se Drilonës ka qenë asfiksia indore (vuajtja e qelizave per oksigjen) si rezultat i mbidozimit me monoksid karboni.

Gjithashtu drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) bëri me dije se shkaku i renies se zjarrit ka qenë djegia e droselit të ndriçimit duke djegur pjesën e tavanit.

Sipas MZSH, kjo lidhje e shkurtër ka shkaktuar nxehtësi dhe flakë në të gjithë rrjetin elektrik të linjës monofaze që ushqen ndriçimin e kabinës së ashensorit dhe elektromotorrit mbi kabinë që shërben për hapjen dhe mbylljen e portave. Kjo vatër me zhvillim të menjëhershëm, mendohet se ka dëmtuar hidraulikun e ashensorit duke krijuar rrjedhë vaji.

Ngjarja 
Tiranë. Më datë 20.01.2017, rreth orës 10:00, në rrugën”Muhamet Deliu”, në një pallat, ka rënë zjarr në kollonën e ashensorit, ku në brendësi të kabinës së ashensorit është gjetur i vdekur një person i cili dyshohet të jetë karbonizuar. Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur evakuimin e gjithë banorëve të pallatit. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe gjetien e shkakut të zjarrit.
Sigal