Paskuqani kërkon dezhurn me universitet, Urgjenca kërkon shef logjistike me gjimnaz, Fieri kërkon pastruese me 9 klasë

882
Përparim HALILI
Skandal me punonjësit e shërbimeve ndihmëse në shëndetësi, ja si caktohen kriteret për të punësuar klientët e përzgjedhur
Skandalet që po shoqërojnë shëndetësinë shqiptare, nuk kanë lidhje vetëm me koncesionet zhvatëse të taksave publike, me ilaçet e skaduara, mungesën e krevateve në pavionë e dhoma, ilaçet e pacientëve që shiten nëpër pavione nga mjekët e infermierët, pajisjet mjekësore që nuk futen në punë qëllimisht që pacientët të dërgohen tek privatët, ilaçet që mungojnë në urgjenca, auto-ambulancat që nuk dërgohen në raste urgjencash, sepse nuk kanë naftë, mjekët që nuk paraqiten në oraret e vizitave e që nuk pranojnë pacientët në vizita dhe operacione pa ryshfete, por edhe praktikën e punësimeve brenda sektorit të shëndetësisë. Çfarë ndodh? Mjafton të lexosh kriteret e punësimit që vendosen në njoftimet për vende të lira pune në shëndetësinë shqiptare dhe konstaton një skandal-turp, që duhet ndalur urgjent. Nuk është fjala për punësime mjekësh, por për punësim sanitare, shoferë, recepsionistë, operator e infermierë. Drejtuesit e institucioneve e të shërbimeve, caktohen kritere që janë jo vetëm në shkelje të vendimeve e udhëzimeve qeveritare për pranimet në punë, por edhe me përmbajtje komike. Kjo bëhet me qëllimin e paramenduar, që të punësohen ata individë të cilët ka paracaktuar drejtuesi në institucion, apo më lartë, që në shumë raste ose janë familjarë e të afrim të tyre, ose paguajnë për të “kapur” vendet e punës që publikohen formalisht e fiktivisht, gjoja për të qenë në rregull me ligjin. 
Urgjenca Mjekësore kërkon Shef Logjistike dhe Specialist të Burimesh Njerëzore me shkollë të mesme. 
QENDRA KOMBËTARE E URGJENCËS MJEKËSORE 
Në zbatim të VKM nr. 933, datë 29.12.2014 “Për miratimin e strukturës organizative të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore’’, të ndryshuar me VKM nr. 250, datë 30. 03. 2016 Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, shpall vend vakant ne pozicion 
1. Koordinator Logjistike, dhe Specialist të Burimeve Njerëzore. 
2.. Të ketë mbaruar arsimin e mesëm 
3. Eksperienca e punës do të jetë avantazh. 
4. Të ketë aftësi të mira komunikuese, të jetë i motivuar për të punuar në grup 
5. Certifikatat, specializimet, kualifikimet e ndryshme do të jenë avantazh. 
6. Dëshmi Penaliteti 8. Librezë e punës 

Poliklinika e Paskuqanit, kërkon dezhurn me arsim të lartë 
Ne zbatim te VKM-se Nr. 857 datë 20.12.2006 “Për kontraktimin e shërbimeve te Kujdesit Shëndetësor Parësor”dhe VKM Nr. 680 date 10.10.2007 “Për disa ndryshime ne VKM Nr. 857 datë 20.12.2006, ju lutemi botoni ne Buletinin e Njoftimeve Publike, njoftimin për vende të lirë pune si më poshtë: 

1 Kërkohet 1 arkëtare dhe 1 recepsioniste pranë Poliklinikës se Specialiteteve Nr.4 në Paskuqan, Tiranë, kandidatet duhet te plotësojnë këto kushte: 
1. Kërkesë me shkrim për aplikim. 
2. Curriculum Vitae. 
3. Certifikatë personale me fotografi dhe vërtetim vendbanimi ne Tiranë. 
4. Të ketë eksperiencë pune.
5. Diplomë e arsimit të lartë 
6. Të ketë te mbrojtur të paktën një gjuhë të huaj. 
7. Njohuritë bazë kompjuterike 
Qendra shëndetësore Këlcyrë, kërkon recepsionist me master

Qendra Shëndetësore Kelcyre shpall konkursin për një vend të lirë pune ne pozicionin: 
Recepsionist Kriteret për punësim: 
– Të ketë mbaruar arsimin e lartë 
– Të ketë njohuri të programeve bazë te kompjuterit 
– Dëshmi të tjera kualifikimi 
– Nota mesatare do të jetë avantazh 
Spitali Rajonal Fier, kërkon sanitare me arsim deri 9 klasë shkollë

SPITALI RAJONAL FIER 
Njoftim 
Në zbatim të Urdhrit Nr.511 datë 13.12.2011 të Ministrit të Shëndetësisë “Për kriteret e punësimit në Shërbimin Shëndetësor Publik” si dhe në strukturën Analitike të Drejtorisë së Spitalit Rajonal Fier, të miratuar me shkresën Nr.257, datë 18.01.2016 nga Ministri i Shëndetësisë, Drejtoria e Spitalit Rajonal Fier, shpall konkursin për 1 një Sanitare në Shërbimin Mjedisor , pranë Spitalit Rajonal Fier. 
Kandidatet që konkurojnë për vendin e lirë të punës duhet të plotësojnë këto kritere: 
• Të ketë mbaruar arsimin bazë 9-vjeçare minimum . 
• Të ketë aftësi te mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup. 
• Kërkesën për pune dhe CV 
• Fotokopje të diplomës dhe Listë notash (fotokopje të noterizuara). 
• Fotokopje të librezës së punës (n.q.s ka qenë i punësuar) 
• Dëshmi të aftësisë shëndetësore për punë.

Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë, ofron punësime me kufi moshe, si në forcat speciale
Kandidati që aplikon për vendin e punës si punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë, pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike (QSA), duhet të plotësojë këto kritere të veçanta: 

1. Të ketë kontribute te rëndësishme e te vlerësuara në shkencat që lidhen drejtpërdrejt me natyrën e punës kërkimore e shkencore të departamentit për të cilin do të konkurrojnë. 
2. Të ketë kontribute të vlerësuara (kumtime, botime artikujsh etj.) në veprimtari kombëtare e ndërkombëtare, ku janë prezantuar arritjet e shkencave Albanologjike (në përputhje me natyrën e institucionit tonë). 
3. Të ketë aftësi të punojë në grup për hartimin e veprave shkencore kolektive. 
4. Të ketë aftësi shumë të mira mësimdhënëse dhe drejtuese për të përballuar edhe punën në shkollën doktorale. 
5. Nëse aplikuesi mban titullin akademik “Profesor”, duhet të ketë të paktën hapësirën për të punuar mbi 10 vjet pranë institucionit. 
6. Nëse aplikuesi mban titullin akademik “Profesor i asocuar”, duhet të jete nën moshën 50 vjeç. 
7. Aplikuesi që mban gradën shkencore “ Doktor”, duhet të jetë nën moshën 40 vjeç. 
8. Aplikuesi në proces doktorate, duhet të jetë nën moshën 35 vjeç. 
Sigal