Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjarëve të viktimave në Maqedoninë e Veriut, ku nga një zjarr në diskotekë humbën jetën 50 persona.
Meta, reagimi i të cilit e pse nga paraburgimi, është postuar në rrjete sociale, shkruan mbështetjen e tij ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski, autoriteteve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
POSTIMI:
Me hidhërim dhe tronditje të thellë përcolla tragjedinë e madhe në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Në këtë ditë të rëndë, unë dhe Partia e Lirisë u shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave për humbjet e mëdha dhe të pazëvendësueshme dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të të mbijetuarve!
I përcjell Kryeministrit Hristijan Mickoski, autoriteteve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut fqinje dhe mike solidaritetin e plotë dhe qëndrojmë pranë tyre në këto momente të dhembshme!