Të gjithë kundër Vuçiç, Opozita serbe letër Borrelit: Merrni çdo masë ndaj Vuçiç dhe aleatëve të tij!

51
Sigal

Partitë opozitare në Serbi i kanë dërguar të mërkurën një letër Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell ku shprehin shqetësimin e thellë për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Serbisë për shkak të konfliktit mes serbëve dhe policisë së Kosovës në fshatin Banjskë. Ndërsa duke e bërë përgjegjës për situatën e krijuar, ata kërkojnë të vendoset çdo masë e mundshme ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt. Ndër të tjera në letër ata shkruajnë “Situata e sigurisë është përkeqësuar rëndë. Nuk ka dyshim se nevojitet përfshirja konstruktive e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, duke përfshirë edhe ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përpjekjet e të cilit i mirëpresim, por që deri më tani kanë rezultuar të jenë të pamjaftueshme. Aleksandër Vuçiç dhe qeveria e tij mbajnë një pjesë të konsiderueshme të përgjegjësisë politike dhe të tjera për ngjarjet në Banjskë,” -thuhet në tekstin e një letre. Më tej nënshkruesit opozitarë serbë i kërkojnë. “Çdo veprim armiqësor që prek Serbinë dhe popullsinë e saj vetëm sa do të rrezikonte më tej vendin tonë dhe rajonin, do të forconte euroskepticizmin ekzistues dhe narrativën e rrezikshme nacionaliste dhe do ta kthente Serbinë në imazhin e saj të viteve ’90.” – thuhet në letër.