Presidenti i Republikës Begaj: Promovimi i librit shqip, një mision kombëtar

54
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Prof. Dr. Bajram Begaj pati një takim me promovues të librave shqip këtë të mërkurë, ndërsa vizitoi një librari kafe në Tiranë, për të përcjellë mesazhin e tij për muajin tetor, i konsideruar si muaji i letërsisë. Presidenti e konsideron si një mision kombëtar nxitjen dhe promovimin e leximit të librit shqip. Përmes një reagimi Begaj tha se meritë të veçantë kanë botuesit shqiptarë të cilët janë të angazhuar në ruajtjen e identitetit gjuhësor, kulturor dhe kombëtar. Presidenti Begaj tha: “Çdonjëri prej nesh duhet të nxisë e të promovojë leximin e librit shqip. Kështu ruajmë e trashëgojmë identitetin tonë gjuhësor, kulturor e kombëtar. Faleminderit botuesve shqiptarë të angazhuar në këtë mision kombëtar!” – tha kreu i shtetit shqiptar.