Zv/Kryeministrja Balluku: Inspekton punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë, segmenti përfundon në mars 2025, pavarësisht vështirësive gjeologjike

48
Sigal

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi këtë të mërkurë punimet në kantierin e segmentit numër tre të aksit Qukës-Qafë Plloçë. Gjatë insektimit në fjalën e saj, Balluku tha se problemi i financimit për këtë aks është tejkaluar dhe se puna po ecën ashtu siç duhet në të tre kantierët, pavarësisht vështirësive gjeologjike. Ajo tha: “Ka shumë rëndësi që të tre kantieret po ecin ashtu siç duhet. Fakti që financimi tashmë është zgjidhur, ka kaluar të gjitha etapat edhe aprovimin e parlamentit do të thotë që nuk e kemi pengesën financiare. Sigurisht gjeologjia këtu do të vazhdojë të jetë sfiduese, pasi duket edhe vetë gjatë punës në këtë kantier, por fakti që në dy lotet e tjera ne kemi ecur me hapa të qëndrueshëm, se nuk është rasti për të thënë këtu me hapa të shpejtë, tregon që problematikat arrijnë të mitigohen”,- tha Balluku. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se kontratat parashikojnë edhe afatin e përfundimit të kësaj vepre, duke theksuar se edhe në këtë projekt, ashtu sikundër në projektet e tjera infrastrukturore, synimi është përfundimi i tyre para afatit. “Kantieri i segmentit të tretë ka filluar nga puna dhe njëherë dhe tashmë me hapa të shpejtë pasi parashikohet që ky segment të dorëzohet në muajin mars 2025. Ndërkohë që dy segmentet e tjera, segmenti i parë dhe segmenti i dytë që ndodhen në një ecuri mbi 75% parashikohen që të dorëzohen në dhjetor të 2024”, -u shpreh Balluku.