Super lajm! Nëse e hani si duhet, pica bën mirë për shëndetin

45
Sigal

A mund të hash picë nëse po ndjek një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar? Ekspertët thonë po, por me një kusht: vëmendje ndaj përbërësve dhe sasisë!

E vetmja arsye pse pica konsiderohet “e pashëndetshme” është sepse lidhet me kaloritë, natriumin dhe karbohidratet që gjenden tek pica.

Përpara se të thuash se ngrënia e picës është e mirë apo e keqe, duhet thënë se varet shumë nga lloji i picës që zgjedhim të hamë dhe sasia e saj.

Super lajm! Nëse e hani si duhet, pica bën mirë për

Pica (nëse është bërë mirë) është e shëndetshme

Pica është një nga pjatat më të pëlqyera në botë, por shpesh është kritikuar për efektet e pashëndetshme që i sjell trupit dhe organizmit. Por, nëse i shohim nga afër përbërësit, zbulojmë se nuk ka ndonjë gjë aq të tmerrshme tek picat (nga pikëpamja shëndetësore).

Një nga përbërësit kryesorë është domatja, e cila është e pasur me likopen, beta-karoten dhe vitaminë C. Likopeni është një antioksidant i fuqishëm që mund të ndihmojë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet nga radikalet e lira, duke ndihmuar kështu në parandalimin e sëmundjeve kronike si kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Vitamina C, forcon sistemin imunitar dhe ndikon te shëndeti i lëkurës.

Super lajm! Nëse e hani si duhet, pica bën mirë për

Më pas është mocarela, një tjetër përbërës bazë i picës, e cila është e pasur me proteina të cilësisë së lartë, kalcium dhe fosfor. Proteina është thelbësore për ndërtimin e indeve të muskujve, ndërsa kalciumi dhe fosfori ndikojnë në shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.

Por, kujdes! Jo gjithçka që shkëlqen është flori! Prandaj është e rëndësishme të theksohet se sa e shëndetshme është një picë, kjo varet nga mbushja dhe lloji i saj.

Shtimi i përbërësve si sallami dhe proshuta mund të rrisin ndjeshëm përmbajtjen e yndyrave të ngopura dhe natriumit, duke e bërë atë më pak të shëndetshme. Por, edhe sasia ka rëndësi! Pica duhet të hahet në sasi të moderuar dhe ekspertët thonë se ajo mund të jetë pjesë e një stili jetese të shëndetshëm dhe të ekuilibruar jetese.

Zgjedhja e një pice me një bazë të hollë, krokante, e mbushur me domate, mocarela dhe perime të freskëta si specat, domatet, kërpudhat dhe spinaqi mund të ketë një sërë lëndësh ushqyese thelbësore.