Qytetarët po vrasin veten se nuk paguajnë dot ujin dhe dritat, administrata i ka borxh 131 mln euro OSHEE

560
Sigal

 

Shqiptarët arrijnë deri në vetëflijmin në pamundësi për të paguar faturën e kripur të energjisw, zyrat e shtetit 131 mln euro borxh OSHE-së

Nen tit:  26% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të paguajnë ujin, dritat dhe qiratë

Një anketë e Këshillit të Kooperimit Rajonal ku u bë publike në qershor të këtij viti,  i nxori shqiptarët si popullin me pamundësitë më të mëdha për të paguar faturat mujore të dritave dhe ujit, për të paguar qiranë, për të siguruar ushqimet e nevojshme, ngrohjen e shtëpive . 26% e tyre nuk kanë mundësi të paguajnë ujin, dritat dhe qiratë.

Ndërkohë që kjo pamundësi po i shtyn qytetarët të marrin dhe vendime ekstreme që shkojnë deri në vetëvrasje. Teksa  kjo qeveri premton se nuk do lihet asnjë familje në errësirë për faktin se nuk paguan dot energjinë, qytetarët lihen në harresë duke u përsëritur drama e dhënies  fund të jetës.

 

Kamatvonesa rëndon mbi të gjithë ata që nuk arrijnë dot të paguajnë faturën e dritave në kohë. Janë pothuajse 67 mijë familje pensionistësh që nuk përballojnë dot pagesat në kohë, të energjisë dhe gjobiten.

Raportohet, se sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë, në fund muajit gusht, borxhi që entet buxhetore dhe ndërmarrjet publike i kanë OSHEE-së, i kaloi të 16 miliardë lekët ose më shumë se 132 milionë euro. Borxhi që entet publike i kanë operatorit të Shpërndarjes janë 2,5 herë më të larta se impakti negativ i sektorit të energjisë në buxhet.

Ku kanë shkuar këto miliona shuma e të cilës është sa 50% e tarifimit të energjisë elektike?

Mesa duket në zyrat e administratës gjatë ditëve të nxehta të verës përdoret pa kursim kondicionerwt dhe ambientet e luksit. Kjo shtyrë dhe nga fakti që këto fatura nuk rëndojnë në xhepat e tyre, por të taksapaguesve shqiptarë. I ngrohti shpërdorohet në të njëtën mënyrë  në të njëjtën kohë që shkollat, çerdhet kanë mungesë të theksuar të sistemit të ngrohjes. Të mos lëmë pa përmendur dhe konviktet ku ankesat për këtë problematikë sa vijnë dhe shtohen tani me ardhjen e dimrit.

Sektori publik i energjisë e ndikoi negativisht buxhetin e shtetit me rreth 6,2 miliardë, rreth 50 milionë euro vitin e kaluar , sipas një raporti të fundit të Ministrisë së Financave, ku analizohen rreziqet fiskale. Kosto buxhetore e energjisë është përllogaritur si subvencion direkt për kompanitë e sektorit dhe fitimi i munguar në buxhet nga aktiviteti i sektorit. Mbështetja buxhetore neto për vitin 2019 në sektorin e energjisë, me ndryshimet në aktin normativ ishte 2 miliardë lekë gjatë vitit 2019.  Vitin e kaluar sektori energjetik u përball me një situatë të vështirë kryesisht në drejtim të prodhimit të gjeneruar, i cili pati një rënie të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë. Prodhimi neto vendas i energjisë, për vitin 2019, ishte rreth 39% më i ulët se sa prodhimi i vitit 2018, për faktin se në vitin 2018 kishte një rekord prodhimi referuar nivelit të prodhimit. Ministria e Financave analizoi se në terma të riskut fiskal, impakti i sektorit si kosto apo të ardhura të munguara në financat publike, për vitin 2019, vlerësohet rreth 6.2 miliardë lekë. Krahasuar me vitin 2018 vihet re një përmirësim i ndjeshëm, pasi sektori pati një kosto rreth 9 miliardë lekë për buxhetin e shtetit.

Ministria e Financave raporton se një arritje e rëndësishme për vitin 2019 është edhe niveli rekord minimal i humbjeve në rrjet me 21.7%, duke shënuar një ulje të humbjeve krahasuar me vlerën 23.96% të vitit 2018 sipas revistës ekonomike “monitor”.

Gjithashtu, një tregues mjaft i rëndësishëm për sektorin energjetik mbetet niveli i arkëtimeve, i cili është rritur me rreth 2 miliardë lekë krahasuar me vitin 2018, duke shënuar një nivel prej 67.82%. Por nga ana tjetër, institucionet e buxhetore e kanë impaktuar shumë rëndë bilancin e kompanive publike të energjisë sidomos  OSHEE-sw.