BE po ‘i var ujkut  mëlçitë në qaftë’

172
Sigal

Ratifikohet marrëveshja për  ndihmën financiare të Europës për shqiptarët. Në 7 vitet e ardhshme 600 milionë euro , që duhet të ndihmonin Reformën në Drejtësi, papunësinë, bujqësinë, etj., do kalojnë për menxhim, në duart e Ilir Beqaj, ish- ministrit të Shëndetsisë nën hetim nga SPAK

Parlamenti shqiptar ratifikoi marrëveshjen e BE-së për shtatë vitet e ardhshme të ndihmës financiare të BE-së, e cila do të mbështesë reformat e Shqipërisë  në lidhje me procesin e zgjerimit me rreth 600 milionë euro. Por pikërisht një fond i tillë është lënë në duart e Ilir Beqjas. Ky emër është i njohur përveçse si ish minister i Partisw Socialiste, por për shumë skandale të cilat lidhen me keqmenaxhimin e fondeve, abuzimet me tenderat dhe vjedhjet e jashtëzakonshme. Ilir Beqja në fakt qëndron pas skandalit të vjedhjeve të kryera përmes tenderit për Check Up në sistemin shëndetësor ndërsa një tjetër dështim i përmasave kolosale është ai i sistemit të e-Albania. Dështim për qytetarët, dhe shumë fitim për Beqjan. Ky sistem ra së fundmi pre e hackerave të cilët kanë bërë që shteti të shitet online për vetëm 800 dollarë, ose në bitcoin. Ilir Beqja vetëm sa na tregon edhe një herë se nga ky fond të cilin Shqipëria e pwrfiton duke mos pasur nevojë për shlyerje do të mund të vidhet hapur e pa dorashka nga një mjeshtër i vjedhjeve me fondet. Në njoftimin e delegacionit të BE në vendin tonë thuhet se “Financimi i ri, i cili nuk do të ketë nevojë të shlyhet, do të drejtohet në një sërë sektorësh si reforma në drejtësi, mjedisi, energjia, zhvillimi i sektorit privat, bujqësia, punësimi dhe përfshirja sociale, qeverisja e mirë, decentralizimi, qeverisja vendore dhe shoqëria civile”. Kjo asistencë e para-anëtarësimit mbështet vendet kandidate për në BE dhe vendet kandidate të mundshme për miratimin dhe zbatimin e reformave kyçe politike, institucionale, sociale dhe ekonomike për të qenë në përputhje me vlerat e BE-së dhe për t’u përafruar në mënyrë progresive me rregullat, standardet dhe politikat e BE-së. “Hapja e negociatave të anëtarësimit këtë verë ishte një moment historik në marrëdhëniet BE-Shqipëri, por lidhja jonë ka qenë gjithmonë shumë e fortë. Ky ratifikim e vazhdon këtë partneritet të fortë me një paketë të re dhe më të madhe mbështetjeje për ta ndihmuar qeverinë në procesin e zgjerimit në vitet në vijim, si dhe për të përmirësuar jetën e përditshme të shqiptarëve”, shtoi  Ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann.

Çfarë është IPAIII

IPAIII për periudhën 2021-2027 është fokusuar në prioritetet e procesit të zgjerimit të BE-së. Sipas IPA III, programimi i asistencës së BE-së është programuar sipas pesë dritareve tematike, të cilat pasqyrojnë grupimet e kapitujve negociues. Dritaret tematike janë:

Dritarja 1: Sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe demokracia;
Dritarja 2: Qeverisja e mirë, përafrimi me acquis të BE-së, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe komunikimi strategjik;
Dritarja 3: Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme;
Dritarja 4: Konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse;
Dritarja 5: Bashkëpunimi territorial dhe ndërkufitar.
Përveç kësaj, një sërë temash ndërsektoriale, të tilla si ndryshimet klimatike, mbrojtja e mjedisit, shoqëria civile, barazia gjinore dhe qasja e bazuar në të drejtat, janë integruar dhe rrjedhimisht zbatohen në kuadrin e pesë dritareve.

Buxheti i ri IPAIII për periudhën programore 2021-2027 është mbi 14 miliardë Euro dhe mbulon Ballkanin Perëndimor si dhe Turqinë. Kjo është një rritje e konsiderueshme nga buxheti prej 10 miliardë Eurosh i fazës së mëparshme IPA (IPAII, 2014-2020).