Kreu i SPAK tallet me Bashën, rrjetet sociale tallen me Yuri Kim

932
Sigal

Një takim me rastin e dyvjetorit të SPAK duhej të ishte një takim me kritika për arritjet e munguara. Megjithatë takimi u kthye në një shfaqje deliri.

Kreu i SPAK, Arben Kraja gjeti momentin që të bëjë ironi me Lulzim Bashën, i cili ka nisur që ta quajë SPAK si një dritë shprese, madje kërkon që t’i ngarkojë sa më shumë punë mbi shpinë.

“Edhe ata qe na kritikonin tani duan të na ngarkojnë detyra shtesë. Kjo është shenjë e rritjes së besimit”, tha Arben Kraja.

Kulmin e arriti ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e cila deklaroi se populli shqiptar po mahnitet nga puna që po bën SPAK. Më tej ajo shtoi se SPAK është kthyer në tmerrin e kriminelëve dhe në heronjtë e fëmijëve. Deklarata e saj shkaktoi jo pak ironi dhe ilaritet në median sociale.

“Edhe thonë se ka vdekur humori në Shqipëri,” shkruan aktivisti Genc Sejko.

“Hahahahaha. Kështu fillohet java. Rrofsh! T’u shtoftë mandati në Shqipëri!” thekson gazetari Enton Abilekaj.

Kujtojmë se këto komente vijnë në kohën kur sondazhet tregojnë se besimi i opinionit publik te reforma në drejtësi është në rënie pikiatë.