Takimi përmbyllës i fushatës elektorale të PS, Parku Olimpik mbledh mbështetësit e Ramës

18
Sigal

Partia Socialiste mbyll sonte fushatën elektorale, në një miting te Parku Olimpik në Tiranë.

Siç shihet nga pamjet, parku është mbushur nga mbështetës të kësaj force politike, e cila kërkon mandatin e katërt qeverisës.

Kujtojmë se në një videomesazh në rrjetet sociale, Rama shprehet se në takimin e sotëm do të jenë të pranishëm vetëm kandidatët për deputet në qarkun e Tiranës dhe qytetarët e kësaj zone.

“Ja dhe orët e fundit të këtij rrugëtimi erdhi, pas pak në 19:30 kemi Tiranën dhe vetëm Tiranën, të gjithë të tjerët kanë qëndruar nëpër qarqet e tyre duke bërë përgatitje e fazëz tjetër të procesit, organizimi, trupat e komisionerëve”, tha ai.