“Depolitizimi në zgjedhjet e tjera”- Gjiknuri flet pas marrëveshjes: Me rëndësi që rregullat e reja janë të gjithëpranuara

284
Sigal

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, tha se është me rëndësi që rregullat e reja për reformën zgjedhore janë të gjithëpranuara.

Pas mbledhjes së Këshillit politik, tha se opozita hoqi dorë nga kërkesa absurde siç i cilësoi ai, idenë për qeveri teknike.

Gjiknuri: Sot u arrit një marrëveshje e negociuar për dakordësinë dhe mënyrën si do t’i qasemi Reformës Zgjedhore. Pavarësisht se rekomandimi ka qenë që administrata të ishte e depolitizuar dhe qëllimi i qeverisë ishte që këtë rekomandim ta çonte përpara. Por PD nuk ishte gati e kundërshtoi, por e rëndësishëm është që kemi rregulla të gjithë pranuara.

Administrata e balancuar politikisht me kërkesë të PD do vijojë edhe për vitin 2021. E rëndësishme është që opozita hoqi dorë nga kërkesat absurde si qeveria teknike. U provua që administrimi zgjedhor nuk ka çaluar në Shqipëri. E rëndësishme është që ne ta zbatojmë këtë sistem dhe që zgjedhjet e tjera, depolitizimi të fillojë të shtrihet.

Do përpiqemi që identifikimi të shtrihet në çdo qendër votimi. Për ne është i rëndësishëm integrimi, aprovim dhe pranimi rregullave të lojë, ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje, mjafton që PD të njohë këtë ligj zgjedhor këtë administratë. Ky është një moment i ri për Shqipërinë dhe shpresojmë të kemi zgjedhje të mira.

Këshilli Politik do vazhdojë të miratojë draftet që do zbërthejnë këtë marrëveshje dhe do vazhdojë të trajtojë ligjin për referendumet dhe ligjin për financimet e partive politike, por e rëndësishme është që opozita e qeveria po dialogojnë dhe të gjitha palëve i mbetet të përgatitet për zgjedhjet e reja.

Kodi besoj do mbyllet brenda këtij sesioni parlamentar. Paratë për identifikimin biometrik do merren nga buxheti i shtetit, do merret një ekspert i huaj, i paguar nga PD për të këshilluar KQZ, ai do përcaktojë shkallën e shtrirjes dhe impementimin apo jo në të gjithë territorin.

Marrëveshja kryesore është arritur, tani kemi të bëjmë me zbardhje të draftit teknik dhe besoj se shpejt do kemi draftet e plota. PD nuk ka pranuar depolitizim, kanë thënë se administrata publike është e politizuar. Nuk është ajo më e mira e mundshme që donim. Kem konsensus që do kemi garë të ndershme politike.