Mblidhen për të shkarkuar kryebashkiakun e Vlorës, por Leli kërcënon: Do t’ju gjobis 50 milionë lekë për masat antiCovid!

492
Sigal

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i është drejtuar sot me një letër Këshillit Bashkiak, i cili do të zhvillojë një mbledhje jashtë radhe, ditën e sotme

Mbledhja është kërkuar nga vetë Këshilli Bashkiak, i cili ka theksuar se ajo do të mbahet në teatrin “Petro Marko”, por në letrën e tij, kryebashkiaku Leli sjell në vëmendje masat anti-Covid, duke u bërë kështu të qartë këshilltarëve se po shkelin rregullat.

Në fakt, kjo mbledhje është e iniciuar politikisht pas përplasjes së kryetarit të bashkisë dhe drejtuesve të mazhorancës pasi nuk pranoi të japë dorëheqjen nga posti dhe refuzoi të kandidonte për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Në letër, Leli kërcënon këshilltarët se do t’i gjobisë për shkeljen e rregullave antiCovid dhe mes të tjerash shkruan se “Me veprimet e mësipërme, ju si organizatorë të kësaj mbledhje, jeni duke shkelur ligjin 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, ku jemi të detyruar të sjellim në vëmendjen tuaj se bazuar në nenin 3 pika 2 të aktit normativ nr.3/2020, subjektet apo individët që organizojnë ndër të tjera dëgjesa publike dënohen me gjobë në masën 5.000.000 lekë”.