Prof.Tritan Shehu: Per ata qe i therrasin “fitore” deshtimit tragjik me Covid, qe shqiptaret e paguan me 16 mije vdekje…

197
Per ata qe i therrasin “fitore” deshtimit tragjik me Covid, qe shqiptaret e paguan me 16 mije vdekje…por e keqja nuk ka perfunduar, dimri po vjen!
Pikerisht ne veren e kaluar, kur Rilindja i binte trumpetave te fitores, ne ate periudhe te shpjegueshme renie te kurbes, kam paralajmeruar se me keqja mund te arrinte muajt e ardheshem…fatkeqesisht ndodhi, sepse cdo gje ra ne “vesh te shurdhet”!
Shqiperia me nivelin e humbjeve te jeteve nder me te lartat ne bote (reth 16 mije vdekje), pagoi keshtu keq menaxhimin e thelle te deri tanishem, plot cinizem e korrupsion, lenien jashte kontrollit te epidemise.
Fatkeqesisht po rrezikon perseri; edhe mbas vjeshtes qe po vjen:
—Shqiperia eshte nder vendet me numrin e vaksinimeve me te ulet, nen mezataren boterore (ku llogaritet edhe Afrika, Azia etj) me 29 injeksione (jo vaksinime) per 100 banore kur mezatarja boterore eshte 30,64, ne rastin kur ne do te na duhej te arrinim shifren 160 per 100 banore.
—Shqiperia ka perdorur kryesisht vaksina Kineze (ne turqisht) me afate skadencash te kaluara dhe ruse. Te dyja keto te pa ceretifikuara nga agjensia Europiane, e ShBA apo ajo Britanike. Leja e emergjences nga OBSH, qe vlen kryesisht per Afriken etj, nuk ka asnje vlere per standartet e vendeve te zhvilluara, standarte qe meritojne edhe shqiptaret!
— Nderkaq sot paradoksalisht po trumbetohet ndertimi ne Shqiperi i nje « industrie » prodhimi te tilla vaksinash “Kineze nga Turqia”, te dyshimta ne efikasitet.
—Shqiperia nuk ka asnje studim per te njohur realisht edhe imunitetin pasiv te krijuar si pasoje e abandonimit te popullesise, gje qe ka cuar ne minimalisht 16 mije vdekje e demtime masive te shendetit.
Sipas te gjitha mundesive perseri ne nuk kemi arritur akoma nivelin e sigurise se atij imuniteti, megjithe humbjet masive te jeteve, gje qe se bashku me sasine dhe cilesine shume te ulet te vaksinimit, na ekspozon perpara rreziqeve edhe me te medha ne muajt qe vijne.
Pra Shqiperia eshte perseri jashte cdo kontrolli e sigurie per te ardhmen.
Sigal