Prerja 10.000 lekëshe del së shpejti në treg

913
Sigal

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko prezantoi sot dy prerje të reja të kartëmonedhave, 1.000 lekëshe dhe 10.000 lekëshe. Prerja 10 mijëshe është më e madhja deri më tani dhe del për herë të parë në treg me një prerje të ridizajnuar. Për këtë kartëmonedhë, është zgjedhur autori i Himnit Kombëtar, Aleksandër Stavër Drenova (Asdreni).

“Kartëmonedha më e re, me vlerë 10,000 lekë, prezantohet sot. BSH prezanton sot dy kartëmonedha të reja, prerjet 1 mijë lekë dhe 10 mijë lekë, ku kjo e fundit është një prerje krejtësisht e re në serinë e kartëmonedhave shqiptare.

Hedhja në treg për herë të parë përfaqëson në vetvete shkallën e zhvillimit të sistemit elektronik të pagesave, si dhe tregues të tjerë, që lidhen me trajtimin e parasë. Kjo shoqëron zhvillimin ekonomik të vendit dhe plotëson kërkesat e tregut për ta pasur.

Prezantimi dhe hedhja e saj në qarkullim do të mundësojë një qarkullim më të mirë të parasë, duke ulur kostot e prodhimit, magazinimit dhe shpërndarjes, si dhe duke rritur efikasitetin e BSH. Gjithashtu, prezenca e kësaj prerje më të lartë rrit efikasitetin e BSH edhe për të administruar një stok, për të përballuar raste të rritjes së paparashikuar të kërkesës së tregut”, shpjegon Sejko.