Gjenerali italian: Mafia shqiptare rol primar në menaxhimin e trafikut të drogës në botë! E pranishme në çdo rajon në Itali

Nga Alba Kepi

Gjenerali Antonio Quintavalli, Kreu i Drejtorisë Qëndrore të Investigimit kundër Krimit të Organizuar të Guardia di Finanza në Romë, në konferencën ndërparlamentare të OSBE që po zhvillohet në Romë me temë “Lufta kundër krimit të organizuar në vendet e OSBE” –  me praninë e delegacioneve të 33 vendeve mes të cilave dhe Shqiëpria –  jep alarmin mbi rrezikshmërinë e lartë në krimin ndërkombëtar dhe në ekonominë botërore të mafias shqiptare.

NOA

“Mafiet moderne sot kanë marrë gjithnjë e më shumë karakter sipërmarrës, duke ricikluar në shumë sektorë të ekonomisë si në turizëm, ndërtim, riciklimin e mbetjeve urbane, në tregtinë e hidrokarburëve, olio minerale, në sektorin e shërbimeve apo në shfrytëzimin e tenderave e fondeve publike. Mafiet moderne, janë një kërcënim ndërkombëtar për sigurinë e ekonomisë botërore”, deklaroi ai.

“Mafia shqiptare konsiderohet një lojtar botëror në trafikun e lëndëve narkotike të çdo lloji. Në veçanti në trafikun e kokainës krimi i organizuar shqiptar kuron çdo fazë të zinxhirit të menaxhimit të tij, që nga furnizimi deri në shpërndarjen përmes pikave të tyre mbështetëse në portet europiane si Roterdam, Anversa, Barcelona, Gioia Taura.

Krimi i strukturuar shqiptar ka një rrjet të gjerë bashkëpuëntorësh të një niveli të lartë kriminal të poziconuar kudo në Europë e të koordinuar nga Shqipëria ku jetojnë krerët e këtyre ogranizimeve, Këta të fundit kanë një raport të fortë me prodhuesit amerikano jugor të kokainës me praninë e tyre dhe në Turqi e në Emiratet e Bashkuara.

Gjenerali Quintavalle lëshon alarmin se asnjë rajon italian (e janë 21) nuk është i paprekur nga krimi i organizuar shqiptar i cili bashkëpunon me mafiet lokale të çdo territori.

Gjenerali i Guardia di Finanza ka sjellë në konferencën e OSBE dhe shqetësimin e bashkëpunimit mes mafias shqiptare e asaj italiane e kineze, kjo e fundit në funksion të sistemit të pastrimit e riciklimit të parave të fituara nga trafiku ilegal kryesisht i drogës.

Shembull i qartë është Operacioni i koduar Tornado, i kryer nga fiancierët e  Brescias, Romës, Antimafias, në bashkëpunim me autoritetet zvicerane e Europol, që coi në 56 arrestime ndaj anëtarëve të  dy grupe kriminale: shqiptare e italo-kineze, e zbardhen e riciklimi të 375 milioni euro fature false, frut i trafikut të drogës e sekuestrimin e 60 milione euro të tjera.

“Mafia shqiptare ka një rol primar e të rëndësishëm në menaxhimin e narkotrafikut duke ndërlidhur karakterin tradicional të një disipline të fortë të brendshme e organizuar në klane e aftë të investojë paratë e ilegaliteti në ekonomi e sipërmarrje duke përdorur teknologjinë moderne”, deklaroi Gjenerali i lartë e Krei i Drejtorisë Qendrore të  Investigimit anti krim në Guardia di Finanza në Romë.