Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta është shprehur në takimin me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, se Shqipëria u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë.

“I nderuar nga audienca e veçantë sot me Atin e Shenjtë, Papa Françeskun. Vlerësoj ndihmesën e jashtëzakonshëm që Selia e Shenjtë i ka dhënë Kishës katolike dhe besimtarëve katolikë shqiptarë”.

Presidenti Meta u shpreh i privilegjuar që në themel të historisë së lashtë të marrëdhënieve tona qëndrojnë personalitete që u përkasin gjithë njerëzimit.

“Papa Klementi XI, Skënderbeu, Shën Tereza, Kardinali Ernest Troshani, 38 klerikët katolikë shqiptarë të lumturuar, janë pjesë e historisë sonë. Këto personalitete, dëshmi e pakundërshtueshme e përkatësisë dhe vokacionit evropian të popullit shqiptar”

Sipas Metës, Bashkëjetesa e shkëlqyer fetare në Shqipëri është një  thesar kombëtar, shembull i vyer në nivel rajonal e global.

“Falënderoj Atin e Shenjtë për vlerësimin e veçantë ndaj këtij thesari kombëtar. Bota sot ka nevojë për mesazhe të tilla bashkëjetese dhe harmonie”.