Sigal

Presidenti i republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim me sekretarin Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. Në këtë takim një nga temat kryesore ka qenë zhvillimet në rajonin e Ballkanit.

Sipas Presidentit Meta rajoni i Ballkanit ka nevojë për më shumë bashkëpunim, mirëkuptim dhe harmoni . “Mbështes vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Të gjithë mirëpresin një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Zbatimi i një marrëveshjeje Kosovë-Serbi do të normalizonte marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Meta ka thënë se kjo marrëveshje do të hedhë themelet e një paqej, stabilitti e sigurie në nivel rajonal. “Marrëveshja Kosovë-Serbi ndihmon të ardhmen evropiane të tyre dhe të të gjithë rajonit. Të angazhohemi më shumë për forcimin e bashkëpunimit ndëretnik dhe ndërfetar në rajon”