Studentët: Do ti shkojmë deri në fund protestëts

529
Sigal

Mijra student solidarizohen me protestën që do të nisë në 4 Dhjetor, duke kujtuar njëkohësisht edhe paraardhësit e tyre të cilët u ngritën 29 vite më parë kundër demagogjisë së diktaturës. Qeveria e “Rilindjes” nuk I mbajti premtimet, ndërsa “Pakti për Universitetin “ mbeti në letër. Ja skenari I protestës më të madhe studentore.

Studentet tregojnë skenarin e protestës së 4 Dhjetorit

 Do t’i shkojmë deri në fund sepse jemi më të organizuar

Qeveria nuk i mbajti premtimet që u dha studentëve , ndërsa “Pakti për Universitetin” mbeti në letër. Studentët, kanë paralajmëruar se do të fillojnë uraganin e protestës.

Ja skenari i protestave

Dy studente të Universitetit të Tiranës dje folën për protestën e 4 Dhjetorit e paralajmëruar të mbahet në këtë datë në orën 11:00 para godinës së Ministrisë së Arsimit. Jona Meraja dhe Flavia Osmani folën për problematikat që kanë Fakultetet, ndërsa deklaruan se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e objektivit kryesor të tyre që është anulimi i Ligjit mbi Arsimin e Lartë. “Me këtë nismën që ka marrë bashkia, kemi ulje çmimi në transportin ajror por jo për atë urban dhe interurban. Në fakt përpara se të premtohej Karta e Studentit ka ekzistuar aboneja e studentit e cila ishte në një numër të kufizuar. Ne nuk ndjehemi të kërcënuar dhe të frikësuar, kështu ndjehen zyrtarët dhe shtetarët që kanë përfituar paratë e taksapaguesve. Nuk ka asgjë për t’u frikësuar. Protesta e datës 4 Dhjetor do të nisë nga Fakultetet dhe në orën 10:00 do të jemi para godinës së Ministrisë së Arsimi”, tha Jona Mereja. “Protesta do të zhvillohet më 4 Dhjetor në orën 11:00, se sa e tensionuar apo si do të precipitojë kjo mbetet të shikohet sepse nuk e dimë ne sot. Ne dimë vetëm që ka një protestë ku do të shprehet pakënaqësia e studentëve. Protesta e parë shkoi ashtu siç shkoi sepse nuk kishte një organizim, ndërsa këtë vit Lëvizja për Universitetin po punon çdo ditë për organizimin e saj. Shpresoj të shkojë ashtu siç është parashikuar. Nëse vjet nisi si një përfshirje e madhe dhe pa përcaktim kohor, këtë vit kemi organizuar tryeza diskutimi në çdo Fakultet, dhe në çdo tryezë për të shmangur këtë lloj çorganizimi kemi paraprirë gjithçka. Ky përvjetor na pret më të organizuar dhe shpresoj që të arrijmë në anulimin e Ligjit për Arsimin e Lartë. Kemi gjetur mbështetjen e pedagogëve, sepse ky ligj nuk na ndihmon apo nxjerr problem vetëm ne. Ka patjetër edhe pedagog si njëri që erdhi për të prishur takimet tona, i cili ka gjithë familjen në punë aty. Ne si pedagogë dhe si studentë jemi pjesë e një trupe të tërë që përbën universitetin”, tha Flavia Osmani.