“Elvis Roshi është arratisur me ndihmën e Ramës, po i shpëton arrestimit”

555
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, shkruan se kryeministri Edi Rama e ka nisur jashtë shtetit krybashkiakun e dorëhequr të Kavajës, Elvis Rroshi. Sipas Berishës, ky veprim po bëhet për të shpëtuar Rroshin nga arrestimi për fshehjen e krimit. 
“Te dashur miq, Edvin Shullazi pasi fshehu per vite dhe mashtroi qytetaret e Kavajes dhe mbare Shqiperise per krimin e Ervinit/Elvisit te tij te dashur, e nisi kete te fundi sapo prokuroria hapi çeshtjen penale, njelloj si Arben Frrokun dhe Ediskobarin, jashte shteti per te shpetuar nga arrestimi i prokurorise per fshehjen e krimit”, shkruan Berisha Ish-kryeministri i ka bërë thirrje prokurorisë të hapë cështje penale ndaj Edi Ramës për fshehjen e krimit të disa viteve më parë dhe për favorizimin e arratisjes së Elvis Rroshit. “I bej thirrje prokurorise te hape ceshtje penale ndaj Edvin Shullazit per fshehjen per disa vite te krimit te Ervinit dhe favorizimin e arratisjes se tij”, përfundon Berisha “
Sigal