Ish-ministrja e PS-së / Arta Dade, kundër “Mini Shengenit Ballkanik”. Të bashkpunojmë me Kosovën, pastaj me Serbinë

448
Sigal

Arta Dade, ish-ministrja socialiste kundër “Mini Shengenit Ballkanik”: Duhet të bashkëpunojmë me Kosovën dhe pastaj me Serbinë!

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade i bën thirrje Presidentit dhe Kuvendit që përplasjen për Gjykatën Kushtetuese duhet ta zgjidhin me dialog. Ish ministrja e PS-së shprehet se interpretimet e ndryshme ligjore nga ana e politikës po mbajnë peng ngritjen e organeve të reja të drejtësisë. Arta Dade: Gjërat i zgjidhim patjetër përmes dialogut dhe përmes zbatimit të ligjit, të cilin për shkaqe të caktuara e lexojnë në mënyra të ndryshme. Kjo është e papranueshme. Ne duhet ti përmbahemi vetëm ligjit dhe në mënyrë urgjente të kemi institucionet e munguara prej më se dy vjetësh. Nga ana tjetër “krisjen” e marrëdhënieve të Edi Ramës me liderët e Kosovës, Dade e shikon si show të kryeministrit shqiptar. Për të “Mini Shengeni Ballkanik” pa Kosovën është një strategji e gabuar nga ana e kreut të qeverisë. Arta Dade: Duhet të shmangemi nga veprimtaritë për të bërë show dhe për konsumim publik. Duhet të bashkëpunojmë me Kosovën dhe pastaj me Serbinë. Të mos ketë ngut për ta organizuar një konferencë të tillë në Tiranë. Ka njerëz që besojnë se kjo është një tentativë nga ana e Serbisë, për të marrë lidershipin, por gjithashtu edhe për të krijuar një lloj Jugosllavie të vjetër. Asgjë nuk i vjen e keqe qeverisë shqiptare, që të ulet dhe të sqarojë edhe këto sensibilitete që janë dukshëm në opinionin publik shqiptar dhe kosovar. Për ish-ministren e Jashtme politika shqiptare nuk duhet të gjejë fajtorë të jashtëm për moshapjen e negociatave, por duhet të punojë mbi çështjen e azilkërkuesve që është kthyer në një shqetësim në rritje.