E RËNDË/ Përdhunoi të renë, vihet në pranga 48-vjeçari nga Kuçova

429
Sigal

Një 31-vjeçare ka rënë pre e përdhunimit në Berat. Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se ka përfunduar në pranga edhe autori i krimit.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë ndalimi i shtetasit L.C., 48 vjeç, banues në Kuçovë.

Ndalimi i tij u bë pasi në banesën e saj, me anën të presionit dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase 31-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.