Pyetet nëse është e lidhur me Butrint Imerin, Kiara Tito tregon të vërtetën

442
Sigal

Moderatorja e njohur, Kiara Tito është një ndër emrat më të përfolur të showbizzit shqiptar, pasi ajo prej kohësh është përfolur për një lidhje me këngëtarin e njohur, Butrint Imerin, por asnjëri prej tyre nuk e kanë pranuar hapur se janë në një lidhje.

E megjithatë teksa ka qenë e ftuar mbrëmjen e së shtunës në “Shiko Kush LUAN”, Kiara nuk i ka shpëtuar një pyetje për lidhjen e saj me Butrintin.

Në sfidën e fundit “Të vërtetën ose kovën” teksa Flor Binaj i ka bërë pyetjen: Është aluduar gjithmonë se ka pasur një lidhje me Butrint Imerin, të vërtetën ose kovën.

Këtë sfidë Kiara ka zgjedhur të mos bëjë asgjë publike por ka preferuar të derdh kovën sipër kokës së saj për t’i shpëtuar tregimit së të vërtetës.

Dhe në një mënyrë kjo heshtje konfirmon se dyshja mund të jenë në një lidhje.