Presidenti Meta: Fenomeni i dhunës ndaj grave dhe vajzave nuk duhet rreshtur kurrë së dënuari

462
Sigal

Presidenti Meta sot në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave ka bërë thirrje në rrjetet sociale duke u shprehur se fenomeni i dhunës ndaj grave dhe vajzave nuk duhet rreshtur kurrë së dënuari.

Statusi i plote….

Fenomeni i dhunës ndaj grave dhe vajzave nuk duhet rreshtur kurrë së dënuari. Çdo akt burracak dhune, verbale e fizike ndaj tyre, nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet, sidomos nga një shoqëri si e jona, që familjen dhe vlerat e saj i vlerëson të shenjta.
Një shoqëri demokratike dhe sociale, nuk mund të ketë evolucion pa inkurajuar përpjekjet për fuqizimin e rolit të grave, veçanërisht pa përmbushur detyrimet për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Ndaj edhe sot në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, në mbështetje të fushatës botërore “Ta ngjyrosim botën portokalli”, Institucioni i Presidentit të Republikës do të solidarizohet me këtë nismë jetike për shoqërinë tonë, dhe domosdoshmërinë e dënimit me të gjithë forcën e ligjit të dhunës verbale e fizike ndaj grave dhe vajzave.