“Kemi prova”/ Presidenti Meta akuzon Ramën: Patronazhistët janë futur edhe në jetën private

180
Sigal

Presidenti Ilir Meta në një intervistë të jashtëzakonshme ka reaguar për daljen e të dhënave personale të 910 mijë votuesve shqiptarëve ka akuzuar Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama për këtë që ai e quan skandal. Presidenti tha se patronazhistët e Partisë Socialiste janë futur edhe te jeta intime e qytetarëve. Kreu i Shtetit ka shtuar se qëllimi i kësaj shkelje privatësie është bërë me qëllim për t’i shantazhuar për votën.

Presidenti Meta akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar mbledhjen e të dhënave.

“Dua të pyes Edi Ramën drejtpërdrejt. Me ç’të drejtë i ke marrë të dhënat e shqiptarëve. Nga ID, amësia atësia.. etj. Më çarë guximi keni vendosur komente? Me ç’të drejtë u ke caktuar nga një spiun nga një fuks për tu futur në jetën private se çfarë hallesh e dëshirash kanë. Edhe tek jeta intime se do ketë prova. Kemi prova. Për ti shantazhuar. Se të mos votojnë opozitën se do ketë hata të madhe. Ose të japin në të kundërt votën për Rilindje”,-tha Presidenti Meta.