Komiteti Teknik vendos: Vitet e para dhe të dyta në gjimnaze të kthehen në klasa, mësim i kombinuar

229
Sigal

Në komunikimin për mediat, Komiteti Teknik i Ekspertëve foli për situatën epidemiologjike në vend, për të cilën u shpreh se incidenca është me tendencë në zbritje. Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli bëri me dije vendimin e marrë nga Komiteti për të rikthyer në klasa nxënësit e viteve të para dhe të dyta në gjimnaze.

“Nxënësit e viteve të parë dhe të dyta që kanë qenë në mësim online, mund të fillojnë edhe mësimin në klasë, pra të futen në skenarin e kombinuar.” tha Rakacolli.

Ndërkohë mbeten të pandryshuara masat e tjera anti-COVID të vendosura më parë.