Irena Beqiraj: Trajektorja e korrupsionit vendimtare në shkallët e pushtetit

52
Sigal

“Komisioni Evropian ka informuar qeverinë shqiptare se ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II. Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II. Komisioni Evropian nuk mund të komentojë mbi asnjë gjetje të mundshme të OLAF-it për zbatimin e programit IPARD II (2014-2020) në Shqipëri. Hetimi i OLAF-it vazhdon. Kur OLAF të dorëzojë raportin përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe bazuar në gjetjet e raportit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian.” Ëoë! Kjo është deklarata e delegacionit të BE-së! Kujtohem që prej 2014 -2017, AZHBR, e cila menaxhonte fondet IPARD e drejtonte znj. Suela Tavo, e cila në 2018 katapultohet edhe emërohet Anëtare e Bordit të Bankës së Shqipërisë, e zgjedhur nga mazhoranca e Partisë Socialiste. Nga 2017 – 2020 AZHBR-në e drejtonte znj. Frida Krifca, e cila më pas u bë Ministre e Buqësisë! Mjafton kjo deklaratë dhe të shohim trajektoren e karrierës vetëm në ngjitje shkallëve të pushtetit prej dy zonjave, që akuzohen nga BE për korrupsion, dhe të kuptojmë standardin e pashkruar, por të gjithëpranuar të sistemit të karrierës në pushtetin e fortë që ka ngritur maxhoranca që qeveris. I thjeshtë, i qartë, transparent si xham i sapo larë në tretësirë amoniaku. Mjafton të dini të hani mollë e dardha nga bahçja e buxhetit apo çdo bahçe tjetër, edhe bëheni Antare Bordi, Ministër, Kyetar Bashkie pse jo edhe zëvendës kryeministër! E pra e thënë shkurt, ky stan këtë bulmet ka!