Lulzim Basha: Statistikat tregojnë gjendjen e përkeqësuar, 17% e territorit me drogë

395
Sigal

Gazeta Tlegraf/ Lulzim Basha, në një dalje për mediat theksuoi  se sipërfaqja e mbjellë me kanabis është pesëfishuar, krahasuar me vitin e shkuar. Sipas raportit të monitorimit të kanabisit nga ana e Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza

Nëpërmjet një dalje nga selia blu, kreu demokrat Basha paraqiti statistikat, që sipas tij, tregojnë gjendjen e përkeqësuar.

Basha: Sa pas vrojtimit të 17% të territorit të Shqipërisë nga ajri, rezulton se 5 fishim i sipërfaqes së mbjellë me drogë. Pra sipërfaqja e mbjellë me drogës është rritur nga 44.7 ha vitin e kaluar në 213 ha këtë vit. Bëhet fjalë jo për të gjithë territorin e Shqipërisë, ndërkohë që 83% e territorit nuk është arritur të vrojtohet.

Po kështu, në këtë 17% të territorit të vrojtuar, kemi 5fishim të sipërfaqes së mbjellë me drogë nuk ka rritur të vrojtohet cikli i parë prodhues i farës vietnameze, pasi ajo është korrur në javën e parë të qershorit, ndërkohë që vrojtimi nga ajri i partnerëve italianë ka nisur javën e tretë të qershorit.

Raportimet e medias italiane tregojnë për dhjetëra ton drogë të ardhur nga Shqipëria në brigjet italiane, ndërkohë që policia sot pretendoi se kishte asgjësuar 99.8%. Nëse këto dhjetëra ton drogë, afro 20 ton të kapura nga policia italiane përfaqësojnë 0.2% të sasisë së drogës së prodhuar në Shqipëri, atëherë flasim për një prodhim minimal prej 10 mijë tonë drogë në Shqipëri.