Sorosi kundër Trump në Shqipëri , Fox News jehonë përdorimit të drejtësisë si armë kundër opozitës dhe 11 majit

74
Sigal

Një ish-ambasador shqiptar në SHBA thekson se zgjedhjet e ardhshme në vend do të duken më shumë si një përballje midis politikave të presidentit Trump dhe atyre të George dhe Alex Sorosit, ndërkohë që partitë opozitare hedhin akuza për korrupsion ndaj socialistëve në pushtet.

‘Shqipëria është aktualisht një sistem praktikisht njëpartiak që bën sikur mban zgjedhje,’ deklaroi për Fox News Digital Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara dhe në Kombet e Bashkuara. Nesho shtoi se zgjedhjet e majit ‘janë një përplasje midis ‘trumpistëve’ dhe ‘sorosistëve’, ku këta të fundit luftojnë për të ruajtur kontrollin e tyre mbi korrupsionin dhe shtetin në Shqipëri.’

Në mes të akuzave për korrupsion dhe arrestimeve të fundit të kandidatëve kryesorë politikë shqiptarë, disa kritikë po shprehin shqetësime për integritetin e zgjedhjeve të ardhshme për Parlamentin 140-anëtarësh të vendit, të planifikuara për me 11 maj.

Ish-menaxheri i fushatës së presidentit Trump, Chris LaCivita, iu bashkua në shkurt fushatës së Sali Berishës, liderit të Partisë Demokratike të djathtë në Shqipëri, sipas Politico-s. LaCivita i tha revistës se Berisha do të ishte ‘një mik i vërtetë i Shteteve të Bashkuara dhe… do të punojë me sukses me presidentin Trump dhe SHBA-në. Ai e quajti Ramën ‘kukull të George Soros-it.’- shkruan Fox News.