SMS-të kërcënuese, Vasili: Burgjet paskan rënë në dorë të kriminelëve

575
Sigal

Skandaloz përdorimi i celularëve. Përse kryeministri nuk i denoncon në prokurori?

Intervista e kreut të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, për ‘Ora News’

Fillimisht do doja të flisnim për çështjen e ditës, shumica parlamentare ka votuar sot për futjen me procedurë për të enjten e ardhshme të projektligjit për ndalimin e lojërave të fatit. Zoti Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të partisë socialiste u ka bërë thirrje edhe opozitës që të vijë në parlament dhe ta votojë atë. Fillimisht do doja të dija nëse ju si pjesë e opozitës keni ndërmend të shkoni të enjten tjetër në parlament për të votuar për këtë ligj të rëndësishëm, që në fakt i jep fund një plage të madhe sociale në Shqipëri…

E nderuar zonja Njuma unë nuk kam fare ndërmend ti përgjigjem Taulant Ballës aq më pak Edi Ramës, pasi e gjithë kjo tollovi është e gjitha një propagandë e shtyrë në kohë, pasi janë pronësuar qartë dhe prerë që në vitin 2016. Kam parë që këta të dy njëri pas tjetrit, se këta janë bërë si shpirtra binjakë pasi i ka bashkuar halli. Jam shprehur në 2016, pikërisht në 31 dhjetor dhe i kam thënë Edi Ramës që të fusë që në seancën e parë të janarit, ligjin përkatës, dhe kam garantuar në emër të grupit parlamentar të LSI-së jo vetëm mbështetjen e plotë, por kam shkuar edhe më tej dhe i kamë thënë në rast se një nga anëtarët e grupit parlamentar të LSI-së nuk do ta votonte këtë ligj do të ishte i përjashtuar nga grupi, i kam bërë edhe një thirrje në fund, uroj të kesh bërë të gjithë votat e deputetëve të tu bashkë që ta çosh, rezultoi që nga 2016, ne tani jemi në tetor 2018….

Mesa duket kësaj here nisma e kryeministrit është më serioze se kurrë..

Jo, jo po nuk jemi këtu që të klasifikojmë kryeministrin që nga karagjoz na bëhet serioz…

Pra ju nuk e besoni kësaj here nismën për mbylljen e lojërave të fatit…

Më fal t’ju bëj një pyetje ju të tërëve si qytetarë, jo juve si gazetare dhe unë si politikan, 3 vjet pse nuk ndodhi, sepse edhe janë ankuar këta

Zoti Vasili, përtej aspektit politik qoftë për të mbyllur një plagë sociale, përse nuk i bashkoheni kësaj here mazhorancës..

Përpara se të shkojmë tek plaga sociale, që është një plagë që ne e kemi demaskuar me kohë . Unë nuk jam këtu, besoj as ju nuk jeni këtu për të bërë alibinë e Kryeministrit, pyetja e parë publike është 3 vjet këto qindra milionë euro që thotë Kryeministri, që sot tha 700 milionë, Fisku thotë 150 milionë, por farë rëndësie ka, dihet që ky Kryeministër matematikën e ka të huaj për veten e tij. Pyetja e publikut është kjo, më harroni si politikan, po pyes si qytetar, në 2016 i kam kërkuar unë që sot jam në opozitë, në atë kohë kam qenë aleati i tij, i thashë: Zotëri ke nisur një aksion “Fund Marrëzisë” ti japim fund këtyre dënglave, ta konkludojmë këtë çështje ashtu si është rënë dakord dhe kam garantuar politikisht po të doni, parlamentarisht po të doni shumë qartë vullnetin, si do vij unë sot dhe do ulem do diskutoj dhe do jem shumë i preokupuar. Pra ne jemi në standardin shyqyr që Kryeministri po fillon të na bëhet nga karagjoz në serioz, ka tre vjet kohë, ju lutem në qoftë se keni mundësitë tuaja mediatike, aq sa ju lejohet bëjani këtë pyetje publike Kryeministrit: Ç’bëre tre vjet? Po këtyre që po u kërkon vota sot, ta kanë vënë në dispozicion votën dhe të kanë kërkuar përgjegjësi.

Kryeministri sot, z. Vasili, deklaroi që ka pasur shantazhe, presione edhe nga qelitë e burgut. Si mendoni, kujt i referohet Kryeministri?

E kam pyetur para pak, në profilin tim në Facebook dhe i them: këta kanë vajtur me vrap dhe kanë denoncuar për ato që këta e kanë konsideruar si shpifje, ndonëse 99,9% e tyre kanë qenë të vërteta, por i kanë konsideruar shpifje dhe kanë vajtur me vrap në Prokurori. Pse nuk shkojnë e i denoncojnë në Prokurori këto sms? Këto vijnë dhe nga burgjet. Burgjet a i administron kjo qeveri? Se burgjet nuk janë në administrim partiak, janë administrim publik. Po tani, pyetja tjetër shumë interesante. Këto sms vijnë në celular, pra në burgjet shqiptare qenka institucionalizuar që kriminelët brenda në burgje mbajnë celular? Po këtu ka rënë gjithçka. Burgjet paskan rënë në duart të kriminelëve. Si paskan celularë dhe çojnë sms? Ky Kryeministri ka frikë të tmerrshme, nuk i denoncon dot. Denoncon një deputet, denoncon Kryetarin e opozitës, denoncon këdo. Nga këta tmerrohet. Themi ne, kemi një shprehje popullore, se nuk e them dot se prish studion tuaj, po pse ka kaq frikë ky? Po të vete ta denoncoj. Fije fije ta bëj burgun se kush i ka çuar këto sms, ta gjej dhe të marrë drejtorët e burgjeve. Thotë 313? Po a është kërkuar drejtoria e 313-ës? Duhet të ishte shkarkuar, duhet të kishte dalë në lajme. Se nga ky burg dalin dhe i çojnë sms kryeministrave dhe deputetëve e i bëjnë shantazh parlamentit. Jemi në një moment se ky ngaqë është i prishur nga mendtë e kokës, ky edhe e publikon. Ju jeni gazetare, keni bërë edhe gazetaren e terrenit një kohë të gjatë, keni bërë të gjitha llojet e gazetarive, këtu thoshin që celularët e burgut do merren në konsideratë si tezë politike, do thoshin që burgu qenka në dorë të perëndisë. Nuk qenka më në dorë të shtetit. Kjo është e gjithë historia. Dhe pyetja është: Çka Kryeministri, ku e ka frikën? Nga kush trembet që nuk vete t`i denoncoj, ta bëjë fije fije dhe të nxjerrë dhe ata maskarenjtë që i bëjnë shantazh këtyre deputetëve të pastër qelibarë siç janë këta.