Mbështetësit e opozitës mblidhen në sheshin “Nënë Tereza” (VIDEO)

220
Sigal

Pas pak minutash Partia Demokratike do të hapë fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Cermonia do të zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza”. Për të respektuar rregullat kundër pandemisë, PD ka zgjedhur që qytetarët të qëndrojnë brenda automjeteve të tyre dhe grupimet të mos jenë më shumë se 10 persona.

Simpatizantët e PD-së janë me flamuj kuqezi dhe blu, kanë hipur në makina dhe bëjnë thirrje “Rama ik”. PD-ja ka zgjedhur që kolona zanore e fushatës të jetë Sia me këngën “Unstoppable”, ndërsa në mitingun e parë është shqiptarja Dua Lipa ajo që dëgjohet në të katërta anët e sheshit “Nënë Tereza”. Pritet që kryedemokrati Lulzim Basha të nisë prezantim zyrtarisht të ekipit.