Ylli Dylgjeri: Skenderbeu i 2020-tës!

2144
Sigal

Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar faktin që mjekët dhe infermieret që shkuan në itali nuk kishin diplomat dhe u testuan nga italianët.

“Mjekët shqiptarë arritën në Brescia, më tej do të hyjnë në trajnim. Nuk kanë dokumentin që vërteton specialzimin”,-shprehet Dylgjeri.

Ja postimi i plotë i Ylli Dylgjeri:

E dëgjuat? Lajmi: Solidariteti i mjekeve shqiptar!
Urraaaaaaaa! U nisen. Organizim i shkëlqyer!
Te gjithë të maskuar. Vetëm Kryeministri dhe Ministrat e zbuluar! Mjeket u nisen bio, pa letra, vetem me maska dhe fesh-feshe te bardha…
Me tej?
I nisin vetem per te bere lajmin e perbotshem. I nisen vetem per te bere selfi ne aeroportin e Rinasit. I nisen per ti thene botes ja kush e drejton Qeverine ketu: Vizionaret!
Por JO…U plasi! Skane licensa profesioni!
I nisen per turpin e shtetit nga u nisen! Keshtu nuk do ti niste as Skenderbeu ne 1400! Edhe Ai do ti kishte dhene me vete nje ferman; qe dinë te hedhin ushunjza, a dine te hedhin leng preshi ne veshet italineve te semure te …Sirakuzes!
Po jo!
Skenderbeu yne i 2020 eshte alifmatrak. Skendebeu i 2020 di vetem te beje show ne TV, te hedhe tollumbace solidariteti dhe ne fund…ti plase bomba
ne mediat italiane. Mediat italiane te hoqen dhe pantallonat veç maskave. Ta gezosh lajmin e gazetes La Repubblica zoti Rama: “Mjeket shqiptar arriten ne Brescia…me tej do të hyne ne trajnim. Nuk kanë dokumentin qe verteton specialzimin”.
Haaaaaaaa!