40 shtetas shqiptarë kthehen nga Mali i Zi, apelojnë shtetin: Na dërgoni në shtëpi

343
Sigal

Plot 40 shtetas shqiptarë të cilët punonin në Malin e Zi janë kthyer në Shqipëri për shkak të koronavirusit, jo nga Rinasi por nga dogana e Hani të Hotit në Shkodër.

Ata janë transportuar nga një autobus i vënë në dispozicion nga një qytetar shkodran por ato kanë mbetur në Shkoder pasi nuk kanë me se të udhëtojnë në qytetet e tyre.

Nga ana tjetër, shqiptarët i bëjnë apel shtetit që ti gjejnë një zgjidhje që tu bashkohen familjarëve të tyre.

Punëtorët janë nga disa qytete, mes tyre ka nga Tirana, Durrësi e Vlora.