Letër e hapur drejtuar Zonjës Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë

213

Nga Prof. Dr. med. Sucharit Bhakdi

Shumë e nderuara Kancelare federale,

Si  Ex-Profesor  i Universitetit të Johannes Gutenberg në Mainz dhe  shumë vite shef i Institutit të atjeshëm për Mikrobiologji Mjekësore dhe Higjienë, unë ndjehem i detyruar të diskutoj në mënyrë kritike mbi kufizimet shumë të zgjeruara që ne kemi vendosur në jetën publike për të reduktuar përhapjen e virusit COVID-19.

Qartësoj se nuk nisem me intensionin që të minimizoj rreziqet e sëmundjes virale ose të përhap një mesazh politik. Sidoqoftë, unë e ndjej se është detyra ime të jap një kontribut shkencor në klasifikimin e saktë të  të dhënave aktuale, gjykimin në perspektivë të fakteve që ne njohim deri tani  – dhe nisur nga këto të ngre pyetje, të cilat rrezikojnë të mos konsiderohen në diskutimin e nxehur.

Arsëyeja kryesore për shqetësimin tim lidhet para së gjithash me pasojat me të vërtetë të paparashikueshme social-ekonomike të masave drastike të kufizimeve që po praktikohen aktualisht në një masë të madhe në Gjermani dhe në pjesë të mëdha të Evropës.

Dëshira ime është që në mënyrë kritike dhe me largpamësinë e nevojshme  të diskutojmë mbi avantazhet dhe disavantazhet e kufizimit të jetës publike dhe efektet afatgjata që vijnë prej tyre.

Më lindin pesë pyetje të cilave deri më tani nuk u është dhënë përgjigje adekuate, por që janë thelbësore për një analizë të ekuilibruar.

Unë ju lutem dhe njëkohësisht  i apeloj qeverisë federale për tu pozicionuar  dhe për të zhvilluar strategjira, që mbrojnë në mënyrë efektive grupet më të rrezikuara pa e ndërprerë gjerësisht jetën publike dhe duke mbjellë kështu farat për një polarizim edhe më intensiv të shoqërisë sesa ky që po ndodh tashmë.

Me vlerësime të larta,

Prof.  Dr. med. Sucharit Bhakdi

  1. Statistikat

Në infektiologji – bazuar tek vetë instituti  Robert Koch – tradicionalisht bëhet dallimi midis infeksionit dhe sëmundjes.

Një sëmundje kërkon një konkretizim klinik.  Prandaj, vetëm pacientët me simptoma të tilla si ethe ose kollitje përfshihen në statistika si raste të reja.

Me fjalë të tjera, – siç matet në testin COVID-19,  një infeksion i ri nuk do të thotë domosdoshmërisht që kemi të bëjmë me një pacient të ri të sëmurë, i cili nevoit një shtrat spitalor.

Por aktualisht merret si e mirëqenë sikur pesë përqind nga të gjithë personat e infektuar sëmuren rëndë dhe nevoisin domosdo  ventilim. Nisur nga kjo, përllogaritjet  thonë se sistemi shëndetësor mund të mbingarkohej.

Pyetja ime:

Në këto përllogaritje a u bë dallimi midis të infektuarve pa simptoma dhe pacientëtve të sëmurë faktikisht – pra njerëzve ku simptomat janë zhvilluar ?

 

  1. Rrezikshmëria

Një numër i viruseve të koronës kanë qenë prej  kohësh në qarkullim  – pa u vënë re nga media përgjatë kohës.  Nëse nga kjo dilet me arësyetimin se virusi COVID-19 nuk nuk ka ndonjë diferencë me peshë rrezikshmërie në raport me coronaviruset e tjerë, qartësisht do na dilnin të tepërta gjithë masat e ndërmara.

Në revistën profesionale të  njohur ndërkombëtarisht  “International Journal of Antimicrobial Agents“ së shpejti do të shfaqet një punim, që i adresohet tamam kësaj pyetjeje. Rezultatet paraprake të studimit janë tashmë të dukshme dhe çojnë  në përfundimin se virusi i ri, në kuptim të rrezikshmërisë NUK NDRYSHON nga koronaviruset tradicionalë.

Autorët e sjellin në vëmendje këtë në titullin e veprës së tyre “SARS-CoV-2: Frika kundrejt të dhënave”.

Pyetja ime:

Cili është niveli aktual i ngarkesës në repartet e kujdesit intensiv me pacientë të diagnostikuar me COVID-19,  në krahasim me infeksionet e koronaviruseve të tjera, dhe në çfarë mase këto të dhëna merren parasysh nga qeveria federale në marrjen e vendimeve në vazhdim ?  Përveç kësaj: A u mor në konsideratë studimi i mësipërm në planifikimin e deritanishëm ? Edhe këtu duhet natyrisht  të vlejë:  Diagnostikuar do të thotë, se virusi ka edhe një pjesë të rëndësishme në nivelin e sëmundjes së pacientit, dhe jo që luajnë rol më të madh sëmundjet e mëparshme.

  1. Përhapja

Sipas një raporti të Süddeutsche Zeitung, madje as vetë i shumë cituari Instituti Robert Koch nuk e di saktësisht se sa  po testohet  për COVID-19.  Sidoqoftë është fakt, që me rritjen e volumit të testimit në Gjermani mund të vërehej një rritje e shpejtë e rasteve. Pra afrohet dyshimi  se virusi tashmë është përhapur pa u vënë re në popullatën e shëndetshme.

Kjo do të kishte dy konsekuenca: Së pari, do të nënkuptonte që koefiçienti zyrtar i vdekshmërisë është caktuar shumë i lartë – më 26 Mars 2020 ishin aty tek 206 raste vdekje nga rreth 37.300 infeksione, ose 0,55 përqind . Dhe së dyti, sepse është vështirë të jetë më e mundur parandalimi  i përhapjes në popullatën e shëndetshme.

Pyetja ime:

A ka pasur tashmë një ekzaminim tip sondazhi  të popullsisë së përgjithshmë të shëndetshme për të vërtetuar përhapjen e vërtetë të virusit, ose a është planifikuar kjo  për në kohë të afërt ?

  1. Vdekshmëria

Frika nga një rritje e nivelit të vdekshmërisë në Gjermani (sot për sot 0,55 përqind)

aktualisht po diskutohet me intensitet të veçantë në media. Shumë njerëz shqetësohen se mundkërka të kërcente lart si në Itali (10 përqind) dhe Spanjë (7 përqind) nëse nuk veprohet me kohë.

Në të njëjtën kohë, bëhet në të gjithë botën gabimi, duke i raportuar sa më shpejt  vdekjet si të kushtëzuara me virusin sapo konstatohet që virusi ishte i pranishëm tek i vdekuri – pavarësisht nga  faktorët e tjerë. Kjo shkel një parim themelor të infektiologjisë: vetëm nëse krijohet siguria, që një agjent shkakësor  është vendimtar për sëmundjen ose vdekjen, lejohet të formulohet diagnoza. Bashkësia e shoqërive profesionale, shkencore, mjekësore shkruan shprehimisht në direktivat e saj se : ” Në certifikatën e vdekjes, bashkë me shkakun e vdekjes, duhet të specifikohet një zinxhir kauzal me sëmundjen kryesore përkatëse.

Herë pas here, duhet të jepen edhe zinxhirë kauzalë prej katër pjesësh. ” Aktualisht nuk ka asnjë të dhënë zyrtare nëse të paktën në retrospektivë janë ndërmarrë analiza kritike të kartelave të të sëmurëve, që të përcaktohet se sa vdekje janë me të vërtetë për shkak të virusit.

Pyetja ime :

Gjermania, a e ka ndjekur tendencën e dyshimit të përgjithshëm për COVID-19 ?  Apo mendohet që ky kategorizim të vazhdojë si në vendet e tjera, në mënyrë jo kritike?  Si do mundet atëhere që të bëhet dallimi midis vdekjeve vërtet të lidhura me koronën dhe rasteteve  me prezencë të virusit në kohën e vdekjes?

  1. Krahasueshmëria

Situata tmerruese në Itali përdoret pa pushim si skenar referimi për krahasueshmërinë.

Porse për shumë arësye roli i vërtetë i virusit në Itali është plotësisht ipaqartë – jo vetëm sepse pikat 3 dhe 4 sa më sipër, vlejnë edhe për këtu, por edhe sepse ekzistojnë faktorë të jashtëzakonshëm të jashtëm që i bëjnë këto rajone veçanërisht të prekshme.

Ndërmjet të tjerash kjo përfshin rritjen e ndotjes së ajrit në veri të Italisë. Sipas vlerësimeve të OBSH, kjo çoi edhe pa një virus në situatën e pas 2006-tës, me mbi 8,000 vdekje shtesë çdo vit vetëm në 13 qytetet më të mëdha në Itali.  Situata nuk ka ndryshuar ndjeshëm që nga ajo kohë. Tek e fundit është e provuar se ndotja e ajrit e rrit shumë rrezikun e sëmundjeve virale të mushkërive tek më të rinjtë dhe më të moshuarit.

Përveç kësaj, në Itali 27.4 përqind e popullatës veçanërisht të rrezikuar jetojnë bashkë me të rinjtë, në Spanjë madje 33.5 përqind. Kurse në Gjermani vetëm shtatë përqind për krahasim.

Shtojmë këtu faktin se, sipas Prof. Reinhard Busse, drejtor i departamentit Menaxhimi të shëndetësisë në Universitetin Teknik Berlin, përsa i përket reparteve të kujdesit intensiv Gjermania   qartazi është e pajisur më mirë se Italia – me një faktor prej rreth 2.5.

Pyetja ime:

Çfarë  përpjekje janë duke u bërë për tja bërë me dije popullatës këto ndryshime elementare, që të kuptohet se skenarë si në Itali apo Spanjë nuk janë realiste këtu?

Referenzat:

[1] Fachëörterbuch Infektionsschutz und Infektionsepidemiologie. Fachëörter – Definitionen – Interpretationen. Robert Koch-Institut, Berlin 2015. https://ëëë.rki.de/DE/Content/Service/Publikationen/Fachëoerterbuch_Infektions schutz.html (abgerufen am 26.3.2020)

Killerby et al., Human Coronavirus Circulation in the United States 2014–2017. J Clin Virol. 2018, 101, 52-56

Roussel et al. SARS-CoV-2: Fear Versus Data. Int. J. Antimicrob. Agents 2020, 105947 [4] Charisius, H. Covid-19: Ëie gut testet Deutschland? Süddeutsche Zeitung. https://ëëë.sueddeutsche.de/gesundheit/covid-19-coronavirus-testverfahren1.4855487 (abgerufen am 27.3.2020) [5] Johns Hopkins University, Coronavirus Resource Center. 2020, https://coronavirus.jhu.edu/map.html (abgerufen am 26.3.2020) [6] S1-Leitlinie 054-001, Regeln zur Durchführung der ärztlichen Leichenschau. AËMF Online, https://ëëë.aëmf.org/uploads/tx_szleitlinien/054-002l_S1_Regelnzur-Durchfuehrung-der-aerztlichen-Leichenschau_2018-02_01.pdf (abgerufen am 26.3.2020) [7] Martuzzi et al. Health Impact of PM10 and Ozone in 13 Italian Cities. Ëorld Health Organization Regional Office for Europe. ËHOLIS number E88700 2006 [8] European Environment Agency, Air Pollution Country Fact Sheets 2019, https://ëëë.eea.europa.eu/themes/air/country-fact-sheets/2019-country-factsheets (abgerufen am 26.3.2020) [9] Croft et al. The Association betëeen Respiratory Infection and Air Pollution in the Setting of Air Quality Policy and Economic Change. Ann. Am. Thorac. Soc. 2019, 16, 321–330. [10] United Nations, Department of Economic and Social Affairs, Population Division. Living Arrangements of Older Persons: A Report on an Expanded International Dataset (ST/ESA/SER.A/407). 2017 [11] Deutsches Ärzteblatt, Überlastung deutscher Krankenhäuser durch COVID-19 laut Experten unëahrscheinlich, https://www.aerzteblatt.de/nachrichten/111029/Ueberlastung-deutscherKrankenhaeuser-durch-COVID-19-laut-Experten-unëahrscheinlich (abgerufen am 26.3.2020)