Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka folur për mediat pas ndërprerjes së mbledhjes së Komisionit të Jashtëm ku po raportonte Minsitri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Ja disa nga deklaratat e Shehut për median pas takimit:

Ishte një ngjarje e paprecedentë ne historinë e parlamentit. Kyetarja e komisionit ndërpret mbledhjen për të shpëtuar qeverinë nga të pavertetat e mëdha që po bëjnë.

Fakeqësisht Shqipëria pësoi një dështim  të madh për shkak të kësaj qeverie.

Kërkuam dorëheqjen e qeverisë sepse ra integrimi europian.

Ministri me leksione teorike u mundua ta fshehë të vertetën dhe kryetarja e komisionit u mundua ta shpëtojë nga mbytja ku ka rënë.

Kemi të bëjmë me një përpjekje për të tejkaluar ketë moment tragjik për vendin krijuar nga kjo qeveri.