Etilda Gjonaj, ngre “njësitin gueril”, në radhët e noterëve

997
Sigal

Ministrja Gjonaj hap “biznes”:

Noterët që spiunojnë e procedojnë njëri-tjetrin shpërblehen 80-120 Euro për çdo rast

Është demagogji, për të krijuar para SHBA-BE-së, imazh të rremë anti-korrupsion e anti-krim; kur dihet që 80% të zyrave noteriale, që bëjnë falsifikime aktesh e certifikojnë transaksione të zeza pronësore-financiare; i kanë familjarët e politikanëve dhe qeveritarëve, por nga 2-3 zyra noteriale, kanë edhe 110 drejtues e zyrtarë të ministrisë “Gjonaj” e institucioneve të drejtësisë.

Pas 3 vitesh në detyrë, duke u marrë vetëm me firmosjen e licensave për ekspertët gjyqësor, noterët, avokatët e përmbaruesit; dhe me emërime e ç’emërime drejtorësh të burgjeve, ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, ka vendosur ta luftojë “egërsisht” krimin noterial.

Në datën 10 qershor 2020, ministrja Gjonaj ka nxjerrë  Urdhër nr. 170 me nr. 3495 prot.; për të krijuar “Bordin Disiplinor të Noterëve” dhe rregulloren e funksionimit; sipas të cilës, ky bord do jetë gjykata e abuzimeve të noterëve. Në bazë të rregullores, denoncimet për noterët që shkelin ligjin, do të depozitohen me emra e fakte, nga Minsitrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj; por edhe nga spiunimet, që kolegët noterë do bëjnë për njëri-tjetrin.
Në rregulloren e bordit, përcaktohet edhe shpërblimi financiar që do marrin kryetari, anëtarët e bordit hetimor e gjykues të noterëve; dhe ata noterë, që do depozitojnë procedime (spiunime) për abuzimet e njëri-tjetrit.

Në nenin 4 të rregullores, thuhet se Kryetari i Bordit Disiplinor të noterëve, do shpërblehet me 15 mijë lekë të reja, për çdo hetim dhe procedim që bënë ndaj çdo noteri, kur “spiunimi dhe pretenca” janë të sakta.
Ndërsa anëtarët e bordit dhe noterët jo anëtarë bordi, të cilët zbulojnë abuzime e bëjnë procedime për kolegët e tyre tek ministrja Etilda Gjonaj, do shpërblehen me 10 mijë lekë të reja, për çdo raportim e procedim të saktë disiplinor.

A mund të këtë sukses, ministrja Etilda Gjonaj, për të pastruar krimin nga shërbimi noterial?
Sepse dihet, që zyrat noteriale, i kanë bashkëshortë, familjarë, ortakë të politikanëve dhe kryepolicëve, prokurorëve, gjyqtarëve, ambasadorëve, hetuesve e ish-zyrtar të lartë të drejtësisë.

Referuar miliona që noterët nxjerrin çdo muaj, duket qesharak ky udhër i ministres; mbasi noterët janë një nga bandat e sistemit të drejtësisë, me lidhje familjare e finaciare, që mund t’i pastrojë vetëm “Vetting”-u./Pamflet/