Sigal

Kultivohen pikërisht tani, diku nga fundi i tetorit. Një frut vezak me një shije të kryqëzuar mes ananasit dhe luleshtrydhes. Lëkura e tyre e mbuluar me qime ngjyrë kafe fsheh brenda mjaft cilësi dhe përfitime të këtij fruti.
Sot, informacioni qarkullon me shpejtësi dhe mundësitë për të bërë një vizitë gjinekologjike janë shumë më të mëdha. Më shumë se kurrë më parë është e rëndësishme mbajtja e një diete të shëndetshme gjatë shtazënisë.
Kivi, një frut i pasur me vitaminë B e rëndësishme në prodhimin dhe mirëmbajtjen e

qelizave të reja.  Përveç kësaj përbëhet edhe me vitaminën C, shumë e rëndësishme dhe e rekomandueshme për gratë shtatzëna.
Vitamina C është e domosdoshme për rritjen e kockave, forcon dhe ruan qelizat si dhe ndihmon në zhvillimin e kockave dhe indeve të foshnjës në barkun e nënës.
Duke marrë këto vitamina nëpërmjet konsumimit të kivit, do të ndihmojnë në parandalimin e defekteve të lindjes si dhe do të ndihmojnë foshnjën të rritet në mënyrë të shëndetshme.
Mjekët rekomandojnë që gratë shtazëna dhe ato të cilat ushqejnë fëmijën me gji, duhet të marrin sasi shtesë të acidi folik që gjendet në frutin e kivit.