“Skandal”, Vasili reagon për paketën e ndihmës: Qeverisja e Ramës është totalisht e paaftë dhe komplet e korruptuar

144
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, e cilëson skandal lajmin e publikuar sot në revistën “Monitor” se “Shqipëria dha paketën më të ulët të ndihmës në Rajon për krizën e çmimeve, pas Malit të Zi”.

Në një postim në “Facebook”, Vasili thekson se Rama dhe qeveria e tij janë totalisht të paafta dhe komplet të korruptuar.

Postimi i Vasilit:

SKANDALI!!

Shqiperia jep 12 here me pak se Maqedonia mbeshtetje financiare per rritjen e çmimeve!

Rama & co, nje qeverisje totalisht e paafte dhe komplet e korruptuar, me e keqja e rajonit.

Ne momentin me te veshtire te rritjes se cmimeve rilindja pergatiti nje pakete ndihme per shqiptaret vetem sa 0.3% e PBB ndersa Maqedonia 3.6% te PBB.

Pra 12 here me pak se Maqedonia!!

Çfare ka Maqedonia me shume??

Asgje! Bile ka shume me pak, sepse nuk as dalje ne det, nuk prodhon as nafte, nuk ka klime me te favorshme nuk ka as edhe buxhet shteti me te madh.

Diferenca eshte vetem nje:

Maqedonia udhehiqet nga nje qeveri e pergjegjshme, ndersa Shqiperia nga nje qeveri grabitqaresh, qe rremben parate e shtetit per vete dhe oligarket kliente te saj.