Paloka: Surrogatot e ‘opozitës parlamentare’ duan të rrisin çmimin

352
Sigal

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, reagoi pas raportimeve se kryeministri Edi Rama gjasme po negocion me opozitën e emëruar për të miratuar Reformën Zgjedhore.

“O Edvin, ta kanë me të futme këta surrogatot e “opozitës parlamentare” po kujdes! Të ankohen se po kërkojnë “t’i blejnë” që të votojnë “marreveshjen”, po duan vetëm të ta rrisin çmimin ty!

Mos e ha, mos luaj nga pazari. Aq sa i ke blerë në fillim dhe shumë e kanë.

E mos e shpërdoro imazhin tënd, lëre Tao Ballën të merret me ta. Shih sa i suksesshëm ka qenë Tao, i ka bërë “opozitarët” të votojnë dhe akte e ligje të tuat, qe nuk kanë pranuar t’i votojnë as disa nga deputetët socialiste. Prandaj mos ki merak se nuk të luajnë as këtë herë, siç ju ke lënë porosi do bëjnë, do votojnë kundër “marrëveshjes” .

Nuk e di si do besh me ata të tjerët andej matanë se duket sikur e kanë marrë seriozisht këtë punë! Vetë Sekretari i Shtetit…!!!” shkruan ai.