Situata e Covid-19/ Basha: Qeveria nuk teston, edhe kur njerëzit kanë simptoma, tamponat jepen me mik

263
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike ka bërë thirrje që qevria të testojë sa më shumë njerëz në Shqipëri, në mënyrë që të identifikohen të infektuarit me Covid-19. Në një status në rrjetet sociale, Basha ka ripostuar statusin e Ina Zhupës, e cila shkruan se kjo qeveri ka dështuar edhe në testim. Ndër të tjera, duke rënë dakort me statusin e Zhupës, Basha vë në dukje se edhe kur njerëzit kanë simptoma, tamponët bëhen me mik.

Statusi i plotë

Tampone për milion banorë, edhe në këtë rast jemi të fundit! Qeveria nuk teston që të parandaloi përhapjen. Përkundrazi edhe kur kanë simptomat dhe kërkojnë tamponin, ato janë me pikatore edhe me mik për shkak të një strategjie të dështuar në shëndetësi si në çdo fushë tjetër.