Shtyhet seanca për Gjykatën e Lartë. Rikthehet debati PS-PD

494
Sigal

Shtyhet për ditën e nesërme, mbledhja e Komisionit të Ligjeve, për Gjykatën e Lartë pas debateve mes përfaqësuesve demokratë dhe socialistë.  Opozita ka bojkotuar mbledhjen me pretendimin se nuk do diskutoje ligjet me 3/5, ndërkohë ka bërë thirrje që të plotësohen kërkesat e saj. Mbledhja gjatë pjesë më të madhe është shoqëruar me debate dhe replika mes përfaqësuesit socialist për çështjet ligjore të PS-së, Fatmir Xhafaj dhe kreut të Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmajli.

Partia Socialiste ritheksoi edhe njëherë më shumë qëndrimin e saj se nuk do ta votojë projektligjin për Gjykatën e Lartë, nëse draftit nuk i bëhen ndryshime thelbësore. Në emër të nselisë rozë, deputeti, Fatmir Xhafaj sqaron mungesën e opozitës në Komisionin e Ligjeve mbledhjen e shkuar, ndërkohë që thekson se varianti i propozuar nga qeveria është i mangët dhe sipërfaqësor.

Përfaqësuesi socialist për çështjet ligjore të PS-së   akuzoi mazhorancën se po bllokon anëtarët e Gjykatës së Lartë, në një kohë që ende po diskutohet ligji, si dhe mban peng reformën parlamentare. Xhafaj kërkon që të zbatohet vendimi i Gjykatës së Lartë për disa gjykata, ndërkohë apelon që kërkesat e PS të merren parasysh dhe të zbllokohet situata për të viajuar më tej.

“1.Të zbatohet vendimi i Gjykatës së Lartë për disa gjykata, tu ktheni qytaterëve institucionet legjitime. 2. Keni bllokuar qeverisjen vendore. 3 Refroma parlamentare smund të kaloj. Ne nuk besojmë se bëjmë ligje për numër radhe, se e kerkon BE, po ligje për ti dhene zgjidhje deklaroi Xhafaj në Komisionin e Ligjeve.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali akuzoi opozitën se po bëhet pengesë për shqyrtimin e këtij projekt/ligji, ndërsa theksoi se sot socialistët gjetën si argument planifikimin e një axhendë personale, e cila sipas tij është më e rëndësishme se integrimi i vendit

“Për kushtin tuaj të parë, ne nuk zbatojme vendime gjykatash janë strukturat e posacme për të, ne vetëm shqyrtojmë ligje. Asnjë justifikm kur konferenca e kryetarëve na thotë mos u hallakatni dhe këtu bëhet e kundërta. Argumenti i dytë nuk bën ligji, jepni ide se si duhet bërë ligji. Nuk zgjidhet problemi duke parë njëri- tjetrin në sy, po duke sjellë amendamente. Ne e dimë përse bëhet bllokimi po mos na thoni ka një hall Gramozi dhe ne se miratojmë më. Si zgidhim dot hallet e Gramozit, detyra jone është të përmbushim axhendën e integrimit të ecim para dhe jo të nxjerrim pengesa”,- deklaroi Rusmajli.

Ndërkohë, Xhafaj si replikë theksoi: “ Kini respekt për kreun e grupit tonë parlamentar. Ne u kemi thënë me kohë zhbllokoni qarkun e Fierit, ne na ka gjetur halli kur ua sjellim amendametet, pasi i bëni sipas jush kur nuk ua sjellim thoni pse si sillni”.

“Nuk mund të gënjehemi ne nga justifikimi juaj për Gjykatën e Fierit, por mos filloni me të Beratit pastaj, do gjeni justifikime se doni patjetër ta bllokoni. A ka ndonjë prej jush që ti shqyrtojmë amendamentet apo se keni lexuar akoma”,- tha Rusmajli.

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi i tërhoqi vëmendje opozitës se ndërkombëtarët bëjnë thirrje për miratimin e këtij ligjië, ndërkohë që opozita ka 6 muaj që e ka ligjin për Gjyaktën e Lartë në tavolinë.
“Ndërkombëtarët thirrje për miratimin e këtij ligji. Keni 6 muaj që e keni ligjin në tavolinë për Gjykatën e Lartë. Ju mjafton emërimi i gjyqtarëve me 3/5, jo kriteret. Kjo që kërkoni ju nuk është reformë por është pazar”,- deklaroi Halimi.