Krimet e rënda lënë në burg pa afat shoferin e Kryekomisar Tahirajt

514
Sigal

 Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “Arrest me burg” për policin Fatmir Hoxha, ndërkohë që pritet masa edhe për efektivin Kastriot Kosturanin. Seanca për masën e sigurisë po zhvillohet me dyer të mbyllura në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Tirabnë.

Dy efektivet që u arrestuan nën akuzën e mosveprimit për të parandaluar vrasjen e kryekomisar Adem Tahiraj dolën paraditen e sotme togave të zeza në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tirane.

Fatmir Hoxha dhe Kastriot Gosturani shoqëronin kryekomisarin e Shijakut ditën e vrasjes, por ata janë vënë nën akuzë për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë ndërhyrë në momentin që autori ë vrasjes Ilir Xhakja ka mbërritur në vendngjarje me armën, me të cilën qëlloi më pas Tahirajn.

Në përfundim të hetimeve Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arriti në konkluzionin se dy efektivët Hoxha dhe Gosturani mund të parandalonin krimin.