Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama bëri të ditur sot se opozita do të bëjë gjithçka që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian
“Për mundësinë që ka që Shqipëria ta kalojë këtë herë provimin e vjeshtës duke vijuar përpjekjet deri në sekondën e fundit. Është një rrugë e përpjetë, por mundësia ekzsiton dhe ne do bëjmë gjithka që Shqipëria dhe shqiptarët të mos ndëshkohen për të tretën herë këtë vjeshtë”, u shpreh Rama gjatë një deklarate për shtyp me mediat.
Ndërsa sot opozita i tha sërish jo pr/ligjit për Gjykatën e Lartë, Rama theksoi se disa ligje që hartohen në vend nuk përkthehen si domosdoshmërisht në togfjalëshin, Shqipëria Evropiane. Ai ritheksoi se statusin duhet ta marri populli sepse qeveria nuk e meriton.
“Mesazhi ynë në parlamentin evropian ishte i qartë, ata që sot kanë pushtetin në Shqipëri nuk e meritojnë statusin e vendit kandidat, por Shqipëria e shqiptarët nuk e meritojnë të ndëshkohen për shkak të atyre që janë dhe për disa muaj në pushtet. Ne jemi sot shumë krenar që jemi opozitë që këtë vokacion e ka kthyer në një veprim konstant, sepse Shqipëria evropiane për ne, është një vizion shumë i qartë dhë më i thellë sesa disa ligje që ndryshe thotë ligji e ndryshe ndodh”.


















