Kapen 7 tonë drogë në Portugali/ Ja si “bosi” shqiptar i mafies përdorte kompaninë e tij në Europë

299
Sigal

Një aksion i policisë portugeze ka goditur mafian shqiptare në këtë vend, ku kanë sekuestruar një sasi droge me vlerë prej 34 milionë euro.

Nga raportimet e mediave, rrjeti i trafikut të përbërë nga shqiptarë u godit nga policia portugeze teksa po përgatitej për transportin e afro 7 tonë hashash nga Albufeira drejt Spanjës.

Kreu i bandës është një 44–vjeçar shqiptar që drejton një kompani kamionësh. Ai dhe gruaja e tij thuhet se përdorën pikën e transportit të kamionëve për të trafikuar drogë në vende të ndryshme të Evropës.

Bregu i Algarve në Portugali përdorej si pikë shkarkimi e drogës që vinte me skafe nga Maroku për ta shpërndarë atë më pas në vendet e Europës.

Kapen 7 tonë drogë në Portugali/ Ja si "bosi" shqiptar