Ambasadori Sequi, pas takimit me Edi Ramën deklaron: “Në fund PD dhe PS besoj do bien dakord”

440
Sigal

TIRANE-Opozita do të luajë rol konstruktiv në rrugëtimin e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Kështu garantoi sot Ettore Sequi, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë pas një takimi që zhvilloi në selinë rozë me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

“Takimi ishte shumë i ngrohte shumë konstruktiv, do të thoja se vura re dëshirën e opozitës për të ecur përpara në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Unë jam i sigurt se dhe në të ardhmen opozita do luajë një rol konstruktiv për të ecur përpara. Dëshiroj të them se opozita do luajë rol konstruktiv në rrzugën e integrimit shqiptar”.

I pyetur rreth pr/ligjit për Gjykatën e Lartë, Sequi theksoi se pavaresisht debateve ne fund dhe kjo reforme do te kete sukses.
“Ne debatin e ndjekim nga afër dhe mendoj se zgjidhja mund të gjendet. Edhe unë kam një këndvështrim të debatit politik që është bërë gjatë këtij viti. Mund të them që reforma të rëndësishme si ajo zgjedhore dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit ishin në fund të suksesshme.”- deklaroi ambasadori i BE-së Sequi i pyetur nga gazetarët jashtë selisë rozë.

Sipas Sequi, integrimi i Shqipërisë në BE duhet të jetë një axhendë kombëtare për politikën.

“Unë vazhdoj ta them se integrimi i Shqipërisë në BE është një objektiv kombëtar. Dhe madje mund të them se në sajë të vizitave të kohës së fundit në Bruksel nga Presidenti Nishani dhe nga kryetari i PS, Rama unë vazhdoj të them se kjo mbetet objektiv kombëtar për Shqipërinë.