Tahiri sërish çështje dite, deputetët e Bashës braktisin Komisionin e Ekonomisë, por LSI…

578
Që kur në media plasi skandali i përgjimeve të vëllezërve Habilaj trafikantët e drogës që përfshinë edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si personin të cilit i jepnin para nga shitja e drogës, deputetët e opozitës e kanë përdorur këtë si kauzë për të bojkotuar komisionet parlamentare.
Fillimisht ata përfshihen në debate e nxjerrin gjithnjë Tahirin si “flamur” e më pas largohen. Kështu ndodhi edhe sot në Komisionin e Ekonomisë, siç mëson “BalkanWeb”. Por ndërsa opoztia u largua, deputetët e LSI-së ndonëse në opozitë, nuk mbajtën të njëjtin qëndrim me ta, por qëndruan deri në fund në komision ku po diskutohej buxheti.
PJESE NGA DEBATI NE KOMISION
Spaho: Nuk do bëhemi pjesë e përpjekjeve të maxhorancës për të paraqitur realitetin si normal
Braçe: Fakt është se deputeti Tahiri është pa imunitet dhe nën hetim. Institucionet kanë mundësi të hetojnë
Spaho: Për aq kohë sa maxhoranca mbron Tahirin, qëndrimi jonë është për të sensibilizuar opinion publik që të reagojë nga bashkëpunimi i qeverisë me krimin
Braçe: Kreu i opozitës jo vetëm ka sulmuar prokurorinë, por ka mohuar dhe faktet
Sigal