Kryemadhi: Edhe në Dibër ndihet era e ndryshimit, përfshirja e intelektualëve në politikë e rëndësishme. Të punojmë për ta zhvilluar Dibrën

230
Sigal

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në Dibër për të prezantuar kandidatin për deputet, z. Hajri Laçi

Dr. Laçi, ne jemi sot në një vend specifik dhe shumë të veçantë, edhe për mua edhe për Përparimin, jemi në rrethin e Dibrës, në qytetin e Peshkopisë. Edhe pse pranvera ka hyrë, por akoma bora ka lënë gjurmët e saj dhe vazhdon ti lërë në këtë vend kaq të bukur, por ne sot kemi ardhur për të bërë prezantimin tënd, duke qenë drejtues i listës së deputetëve të LSI-së, asaj liste fituese, të cilën ne e ndiejmë çdo ditë e më shumë në të gjithë Shqipërinë.
Por edhe mbrëmë kur po vinin në orët e vona të darkës, takonim punonjës policie apo edhe njerëz në rrugë që tentonin me shpejtësi për tu kthyer në shtëpitë e tyre. Ndihej era e ndryshimit, edhe ata vetë e ndienin që gjërat nuk ishin ashtu siç duhej. Edhe në debatet që ne zhvilluam mbrëmë vonë me inxhinier Altinin, me të cilin diskutuam në lidhje me problematikat që ka sot rrethi i Dibrës, por edhe qyteti i Peshkopisë, është i domosdoshëm angazhimi i kësaj pjese intelektuale, e cila po zvogëlohet çdo ditë e më shumë në rrethin e Dibrës.
Ne e dimë që e gjithë situata që është zhvilluar sot në Shqipëri ka sjellë lëvizjen sidomos të të rinjve dhe të rejave. Me këdo që flet nuk do të kthehet më këtu për shkak të mungesës së punës, për shkak të mungesës së infrastrukturës, për shkak të mungesës, të shërbimeve, qoftë shërbimit shëndetësor por edhe atij arsimor, pra mungesa e cilësisë në arsim, që ka rënë jashtëzakonisht shumë. Dhe për të mos folur më pas për mundësitë ekonomike për familjet e tyre.
Problemi nuk është që ti ngremë të gjithë qytetarët e Dibrës dhe ti sjellim në Tiranë, por ne duhet t’ua bëjmë jetesën sa më të mirë, sa më komode këtu. Sepse përsa i përket kushteve atmosferike, vërtet moti është i ftohtë, por ajri është më i pastër. Sepse neve atje në Tiranë na është shtuar edhe inceneratori, që na helmon akoma dhe më shumë.
Por ajo që unë mendoj që është akoma më e rëndësishme është përfshirja juaj, jo thjesht si deputetë  në Parlamentin e ardhshëm, me politikat dhe me realizimin e programit tonë.